E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transmetimi i energjise Elbasan-Podgorice, hapet rruga per linjen

Qeveria vendos t'i hape rruge ndertimit te linjes se transmetimit 400 kv Tirane

Podgorice. Gjate mbledhjes se djeshme, qeveria vendosi heqjen nga fondi pyjor dhe

kullosor i disa siperfaqeve, ne ngastrat pyjore te qarkut te Lezhes dhe Shkodres nga

parashikohet te kaloje edhe kjo linje. Vlera e ketyre siperfaqeve pyjore dhe kullosore te

paguhet nga OST, sipas ligjit "Per percaktimin e tarifave ne sektorin e pyjeve dhe

kullotave". Shtate komunat e qarkut te Shkodres qe do te preken nga ndertimi i linjes se

interkonjeksionit 400 kilovolt e cila fillon nga Tirana dhe perfundon ne Podgorice te

Malit te Zi, kane filluar nga puna per krijimin e kushteve te nevojshme te terrenit. Kjo

linje e interkonjeksionit eshte nje nga projektet me te rendesishme te sistemit

energjetik me nje fond prej 41.7 milione euro nga nje kredi e qeverise gjermane. Kjo

linje e transmetimit te energjise qe fillon nga Tirana, duke pershkuar territorin e Qarkut te Shkodres, per te perfunduar ne kryeqytetin malazez te Podgorices eshte 556 kilometra e gjate. Pergjate kesaj linje do te mundesohet vendosja e rreth 120 shtyllave te tensionit, te cilat per nga permasat e medha qe kane kerkojne nje territor te gjere toke per t'u vendosur. Per ndertimin e kesaj linje, eshte akorduar nje fond prej 41.7 milione euro nga "KFW-ja" gjermane. Nga ana e strukturave te Qarkut te Shkodres ne bashkepunim me shtate komunat nga ku do te kaloje kjo linje, kane filluar procedurat e pergatitjes se dokumentacionit perkates qe ka te beje me shpronesimin e asaj pjese te territorit, e cila eshte prone private.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›