E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT – Itaia ishtë partner kryesor për eksportet në muajin janar

Italia ka qënë partneri kryesor i vendit tonë për eksportet gjatë muajit janar të vitit 2009, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Shifra e eksporteve me Italine gjatë muajit janar 2009 ishte 4,883 miliardë dollarë, e ndjekur nga Greqia me 495 milion lekë, Gjermania me 324 milion lekë etj. Në eksportin e grupmallrave kryesore për muajin e parë të këtij viti, vendin e parë e mbajtën grupi tekstile e kepucë me 3,358 miliardë lekë, materiale ndërtimi e metale me 462 milion lekë, makineri, pajisje e pjesë këmbimi me 233 milion lekë etj. Sipas të njëjtave burime, edhe gjatë vitit 2008 Italia ishte vendi i parë drejt të cilit u drejtuan eksportet shqiptare, e ndjekur nga Greqia dhe Gjermania. Në fund të vitit 2008, shifra e eksporteve me Italinë ishte 69,491 miliardë lekë, më pas ishte Greqia me 9, 896 miliardë lekë, Gjermania me 3,012 miliardë lekë etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›