E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraplegjikët dhe tetraplegjikët ndërpresin grevën

Grevistët bënë të ditur se qeveria ka rënë dakord për rritjen e paketës higjeno-sanitare me 40 për qind, si dhe të njohë siguracionin për shoqëruesit e kësaj kategorie. 

TIRANE- Paraplegjiket dhe tetraplegjiket kanë ndërprerë sot grevën e urisë, e cila nisi të hënën në ambientet e godinës së shoqatës së tyre në Laprakë të Tiranës. Vendimin për pezullimin e grevës, erdhi pas takimit të djeshëm me tre ministra të kabinetit qeveritar. Grevistët bënë të ditur se qeveria ka rënë dakord për rritjen e paketës higjeno-sanitare me 40 për qind, si dhe të njohë siguracionin për shoqëruesit e kësaj kategorie.
Organizatorët e grevës deklaruan se i kanë lënë afat qeverisë deri të premten për të plotësuar kërkesat e tyre. Gjatë ditës së djeshme paraplegjikët dhe tetraplegjikët u vizituan nga Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Anastas Duro.
(s.g/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›