E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluksi i emigrantëve, policia portuale përballon me sukses misionin

Fluksi i fundvitit është përballuar me sukses nga autoritetet portuale dhe policore në Durrës.

Sipas Shefit të Policisë Kufitare të portit të Durrësit funksionimi në mënyrë sistematike i sporteleve dhe i të gjitha strukturave që operuan në port, bënë të mundur që fluksi të kalojë pa probleme dhe të përballohet me sukses.

Në ditët e fundit para Vitit të Ri vihet re një rënie e fluksit me rreth 3 mijë pasagjere dhe 1 mijë automjete, ndërsa fillimi i vitit 2012-të do të shënojë edhe intesifikimin e fluksit në dalje, në portin më të madh të vendit.

Duke ju referuar statistikave edhe nga viti i kaluar, rezulton se ka një rënie në masën 2-3 përqind të numrit të pasagjerëve që kanë hyrë në portin e Durrësit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›