Topi, 40 milione leke dekorata e udhetime
Ajo qe Bamir Topi i le Presidentit te ri Bujar Nishani ne presidence eshte nje grope e madhe financiare. Ne 6 muajt e para te ketij viti, ne fund te mandatit presidencial, Bamir Topi ka shpenzuar te gjithe buxhetin e parashikuar per te gjithe vitin per institucionin e presidentit. Sipas te dhenave, ai ka harxhuar plot 40 milione leke nga 47 milione qe eshte buxheti i akorduar per institucionin e kreut te shtetit. Behet fjale per shpenzime operative, udhetime apo aktivitete te tjera. Nga nje vezhgim ne faqen e presidences, rezulton se Bamir Topi ka kryer thuajse 700 aktivitete gjate ketij viti, por ajo qe te bie ne sy eshte fakti se pjesa me e madhe e ketyre aktiviteteve kane te bejne me dhenie dekoratash. Numerohen plot 346 dekorime qe ne dekorata perkthehen me teper, pasi ne njoftime flitet edhe per dekorime ne grup. Njoftohet edhe ndonje udhetim ne Turqi apo ai i para pak diteve ne Itali, ku per shkak te nje avarie ne tragetin, me te cilin po kthehet, iu desh te qendronte ne det per mbi 20 ore. Po keshtu, pjese e aktiviteteve jane edhe vizitat ne qytete e komuna te ndryshme te vendit si ne Kavaje, Erseke apo ne Temal te Shkodres. Per te gjitha keto aktivitete, perfshire shpenzimet e tjera operative, Bamir Topi ka harxhuar afro 90 per qind te buxhetit duke lene per gjysmen tjeter te ketij viti vetem 10 per qind te tij. Nje borxh, te cilin do te duhet ta shlyeje kreu i ri i shtetit.