E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia europiane eshte rruga dhe vendmberritja jone perfundimtare! Nga Bujar Nishani

Sot ndihem njeriu me i privilegjuar dhe me i nderuar, duke qene i zgjedhur ne postin me te larte te Shtetit, ne ate te Presidentit te Republikes, por qe nga ky cast mbaj mbi vete pergjegjesine me te madhe te mundshme qe mund te kete ne jeten e tij nje individ ne lidhje me vendin, me shoqerine dhe me shtetin, ne lidhje me miqte dhe partneret.

Ne keto caste solemne, me lejoni t'ju paraqes tere ndjenjen e pergjegjshmerise sime per te mbajtur betimin e bere mbi Kushtetuten e vendit se: nepermjet integritetit, drejtesise, bindjes ndaj ligjit, respektit ndaj vullnetit te popullit tim, bashkepunimit dhe vendosmerise, si dhe besimit tek Zoti, do te permbush cdo detyre dhe pergjegjesi kushtetuese.

Me eshte dhene ky besim dhe nderim i madh ne vitin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Gjate ketyre njeqind viteve, shqiptaret kane kaluar kohera te veshtira, kur na eshte dashur edhe te perpiqemi te mbijetojme. Na eshte dashur t'u rezistojme perpjekjeve per copetime, te perballojme pushtime te egra e te jetojme nen diktatura cnjerezore. Perpjekjet tona ne keto njeqind vitet e fundit kane qene nje vijimesi e sakrificave ne historine tone te gjate mijeravjecare.

Deshiroj qe ne kete cast solemn te perulemi me nderim para te gjitha atyre perpjekjeve dhe sakrificave te bera! Te perulemi para rilindesve tane dhe vepres se tyre, pa te cilen, identiteti yne kombetar dhe kulturor do te ishte rrezikuar seriozisht! Te perulemi para patrioteve te Lidhjes se Prizrenit dhe para atij Kuvendi, i cili i doli zot shqiptarise dhe hodhi hapin e pare vendimtar drejt krijimit te shtetit te pavarur shqiptar!

Sot ne i ngreme ne piedestal dhe do t'u drejtohemi perjete burrave te medhenj shqiptare, te cilet nen udheheqjen dhe urtesine e Ismail bej Vlores, moren dhe e vendosen historine tone ne duar shqiptare duke perjetesuar Flamurin e kombit dhe shtetin tone te pavarur.

Sot kujtojme me nderim te madh perpjekjet e bera gjate kohes se Mbreterise shqiptare nga Mbreti Zogu i Pare per konsolidimin e shtetit shqiptar dhe pranimin e tij ne arenen dhe realitetin nderkombetar. Perulemi sot ndaj perpjekjeve dhe sakrificave te shqiptareve ne Luften per clirim. Ngritja ne kembe per te luftuar pa dallim feje, krahine dhe ideje, gjaku i derdhur, jetet e flijuara te djemve dhe vajzave, burrave dhe grave qe luftuan per liri shenuan nje faqe tjeter te ndritur te historise se Shqiperise dhe nderuan edhe me tej kombin tone. Periudha fatkeqe e diktatures komuniste e goditi rende jeten dhe mundesite per perparim te shqiptareve, por nuk mundi ta vrase ndjenjen e lirise ne shpirtrat tane.

Sot, te gjitha perpjekjet pozitive te bera gjate njezet viteve te fundit per te ndertuar nje Shqiperi te lire, demokratike dhe te zhvilluar ekonomikisht meritojne respekt dhe mirenjohje. Sot, 100 vjet pas Pavaresise, Shqiperia po perjeton caste historike, qe lidhen me te ardhmen e saj demokratike, te rruges pa kthim ne vlerat e familjes euro-atlantike. Perpjekjet dhe angazhimet ne proceset integruese jane prova e fizionomise evropiane te shqiptareve prej shekujsh.

Ato jane reflektimi i bindjes se thelle per perkatesine e tyre evropiane. Jane konfirmimi i pandryshueshmerise se bindjes sone se "E duam Shqiperine si gjithe Europa"! Shqiperia europiane eshte pritshmeria me e madhe e qytetareve tane dhe kjo sepse nje Shqiperi europiane do te jete vendi i lirive te garantuara. Nje Shqiperi europiane eshte vendi ku e drejta mbrohet nga ligji dhe rendi. Eshte vendi ku tregu i lire forcon perdite e me shume sipermarresit. Nje Shqiperi europiane eshte i tolerances dhe harmonise se shkelqyer fetare. Shqiperia europiane eshte rruga dhe vendmberritja jone perfundimtare!

Ne vijme ne kete 100-vjetor te Pavaresise se Shqiperise si nje komb i lire, si nje komb qe kemi ofruar miqesine, bashkejetesen, bashkepunimin, paqen dhe harmonine. Duke besuar ne keto kontribute, perfitoj nga rasti t'u dergoj nderimin dhe pershendetjet e mia te gjithe shqiptareve te Kosoves, per aq shume sa kane bere per ndertimin e shtetit te tyre te pavarur, per bashkejetesen ne harmoni qe kane treguar, si dhe per vizionin europian te se ardhmes se tyre.

Deshiroj t'u dergoj nderimin dhe pershendetjet e mia te gjithe shqiptareve ne Maqedoni per pergjegjshmerine e madhe qe kane shfaqur, si dhe per kontributet qe vazhdojne te japin per zhvillimin e vendit te tyre te perbashket shumetnik. Deshiroj te pershendes gjithashtu te gjithe shqiptaret ne Malin e Zi, ne Luginen e Presheves apo ne diaspore per gjithcka qe ata kane bere dhe bejne ne ruajtje te identitetit tone kombetar dhe kulturor!

Te nderuar te pranishem! Te nderuar bashkeqytetare!

Detyrat dhe pergjegjesite e Presidentit te Republikes jane shume te nderuara dhe deri diten e fundit te mandatit tim presidencial, ato do te udhehiqen vetem nga ligji dhe Kushtetuta. Jam i bindur se vetem keshtu do te mund ta shperblej vleresimin e marre nga qytetaret e mi dhe pritshmerite e tyre. Vetem keshtu do te mund ta respektoj vullnetin e tyre dhe vetem keshtu do te mundem te kontribuoj qe zeri i tyre te marre vleren e merituar.

Rrofte perjete Shqiperia dhe shqiptaret!

*Fjalimi i Presidentit Bujar Nishani gjate ceremonise se marrjes se detyres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›