E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-PS, konsensus per imunitetin, por te majtet nuk e votojne Rozeta Rapushi



Dy forcat e medha politike, PD-PS, arrijne te prodhojne nje draft konsensual per kufizimin e imunitetit per zyrtaret e larte te shtetit, por socialistet nuk votojne ne teresi nismen, nese mazhoranca nuk merr ne shqyrtim edhe paketen tjeter te propozimeve te saj per ndryshime ne Kushtetute, qe nuk lidhen me imunitetin. Nje kushtezim i tille, u tregua qartazi ne mbledhjen e pasdites te djeshme te Keshillit per Legjislacionin. Socialistet votuan ne parim, por edhe nen per nen nismen, per te cilen paradite rane dakord me PD-ne, por e abstenuan ate ne teresi, duke bere te pamundur miratimin perfundimtar. Veprim ky qe shkaktoi jo pak debate. "Te isha ne vendin tuaj, do te jepja doreheqjen. Qe te mos votoni nje projekt qe e beni vete! Nuk di c'te them. Eshte dhembje e madhe te shohesh opoziten ne kete situate kaq pak dinjitoze. Beni more ate qe kerkon vendi, qe kerkon Bashkimi Europian, jini me te lire", - reagoi Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pas votimit. Sipas saj, nuk eshte aspak normale nje situate e tille, ku socialistet punojne, arrijne ne nje konsensus per ndryshimet ne Kushtetute por nuk i votojne. Por sipas relatorit socialist, Pandeli Majko, PS kerkon shqyrtimin e amendamenteve te tjera te saj per ndryshimet kushtetuese. "Une vij ketu nga mbledhja e grupit parlamentar te PS. Ky eshte nje kapitull i mbyllur, ne nuk i levizim presjen ketij projekti per te cilin kemi arritur konsensus per imunitetin. Por dua te them, qe ne kerkojme te shqyrtohet edhe paketa jone per ndryshimet e tjera ne Kushtetute. Nuk mund te miratojme kete projekt tani dhe tjetrin ne shtator apo tetor, kushtetuta nuk eshte dollap sheqeri", - tha Majko. Sipas tij, edhe ligjet me ordinere per t'u shqyrtuar kerkojne te pakten nje muaj kohe. "Ne nuk mund te tallemi me veten dhe pastaj me kushtetuten duke thene te miratojme ca nene per ndryshimin e Kushtetutes ne gusht dhe disa te tjera me pas, ne shtator. Ne kerkojme qe te zhvillohet seance degjimore edhe per ndryshimet e tjera qe ne kerkojme te behet edhe ekspertiza nderkombetare", - kushtezoi Majko. Megjithate, ai kete qendrim te selise roze, nuk e cilesoi kusht, por nje e drejte per te shqyrtuar paketen per ndryshimet kushtetuese, qe jane jashte ceshtjes se imunitetit. Qendrimi i opozites, u kritikua edhe nga ish-socialisti, Kastriot Islami. Ai i kujtoi Majkos, se per ndryshime te tilla nuk mund te vendosen kushte. "I dashur Majko nuk mund te dilet, pas kesaj pune qe eshte bere nga ju dhe PD, qe kerkoni edhe nje gje tjeter dhe se po nuk u be ajo ne nuk e votojme. Po nese ju nuk shkoni dakord ne shtator dhe tetor, cdo behet? Po kur ambasadori i SHBA-ve, thote qe ne daten 6 gusht duhet ta perfundoni. Kur ka thene jo pak here ne seline e PS-se, mbylleni procesin e mos i kushtezoni proceset me njeri tjetrin? Cdo beni", - kritikoi Islami. Por socialistet nuk terhiqen nga qendrimi i tyre. Votimi perfundimtar per kufizimin e imunitetit per ta do te vije vetem nese Kuvendi merr ne shqyrtim projektin e tyre per ndryshimin e Kushtetutes edhe ne disa nene, si zgjedhja e Prokurores se Pergjithshme me shumice te cilesuar po keshtu edhe gjyqtaret etj.

Projekti konsensual mes PD-PS per imunitetin

Neni 73

1. Deputeti nuk mban pergjegjesi per mendimet e shprehura ne Kuvend dhe votat e dhena prej tij ne ushtrim te funksionit dhe permbushjes se te drejtave dhe detyrave te tij si deputet. Kjo dispozite nuk zbatohet ne rastin e shpifjes. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale te deputeteve te Kuvendit per veprimet e kryera jashte ushtrimit te funksionit dhe permbushjes se te drejtave dhe detyrave te tyre si deputete te Kuvendit.

2. Deputeti nuk mund te arrestohet ose t'i hiqet liria ne cfaredo lloj forme apo ndaj tij/saj te ushtrohet kontroll personal ose baneses, pa autorizimin e Kuvendit.

3. Deputeti mund te ndalohet ose te arrestohet pa autorizim kur kapet ne kryerje e siper ose menjehere pas kryerjes se nje krimi te rende. Ne keto raste, Prokurori i Pergjithshem njofton menjehere Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend per procedim, vendos per heqjen e mases.

4. Per ceshtjet e parashikuara ne paragrafet 2 dhe 3 te ketij neni, Kuvendi mund te diskutoje ne seance te mbyllur per arsye te mbrojtjes se te dhenave. Vendimi merret me votim te fshehte, me votat e shumices se te gjithe deputeteve.

Neni 126

Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese nuk mban pergjegjesi per mendime dhe vendime te marra ne ushtrim te funksioneve te tij. Procedurat lidhur me pergjegjesine e tyre per shkelje te kryera jashte funksionit te tyre, ne kushte te njejta si pergjegjesia e deputeteve, rregullohen ne ligjin organik te Gjykates Kushtetuese. Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese nuk mund te arrestohet apo t'i hiqet liria ne cfaredo forme pa autorizimin e vete gjykates, pervecse nese kapet ne kryerje e siper ose menjehere pas kryerjes se nje krimi te rende. Ne kete rast, Prokurori i Pergjithshem ve menjehere ne dijeni Gjykaten Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pelqimin brenda 24 oreve per dergimin ne gjykate te gjyqtarit te arrestuar, organi kompetent eshte i detyruar ta liroje ate."

Neni 137

1. Gjyqtari i Gjykates se Larte nuk mban pergjegjesi per mendime dhe vendime te marra ne ushtrim te funksioneve te tij si gjyqtar. Procedurat lidhur me pergjegjesine e tyre per shkelje te kryera jashte funksionit te tyre, ne kushte te njejta si pergjegjesia e deputeteve, rregullohen ne ligjin organik te Gjykates se Larte. Gjyqtari i Gjykates se Larte nuk mund te arrestohet apo t'i hiqet liria ne cfaredo forme pa autorizimin e Gjykates Kushtetuese, pervecse nese kapet ne kryerje e siper ose menjehere pas kryerjes se nje krimi te rende. Ne kete rast, Prokurori i Pergjithshem ve menjehere ne dijeni Gjykaten Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pelqimin brenda 24 oreve per dergimin ne gjykate te gjyqtarit te arrestuar, organi kompetent eshte i detyruar ta liroje ate."

2. Gjyqtaret e tjere nuk mbajne pergjegjesi per opinione dhe vendime te marra ne ushtrim te funksioneve te tyre gjyqesore. Gjyqtari nuk mund te arrestohet ose t'i hiqet liria ne cfaredo forme pa autorizimin e Keshillit te Larte te Drejtesise, pervecse nese kapet ne kryerje e siper ose menjehere pas kryerjes se nje krimi te rende. Ne kete rast, Prokurori i Pergjithshem ve menjehere ne dijeni Keshillin e Larte te Drejtesise. Kur Keshilli i Larte i Drejtesise nuk jep pelqimin brenda 24 oreve per dergimin ne gjykate te gjyqtarit te arrestuar, organi kompetent eshte i detyruar ta liroje ate."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›