E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksistë pa licensë, Bardhi:Të merren masa

Nëse nuk merren masa për heqjen e atyre taksive që janë pa licensë shoqata e transportit të taksive 4+1 kërcënon t'i drejtohet avokatit të popullit dhe më pas organizatave ndërkombëtare. Këtë fakt e deklaroi sot për "Ora News" drejtuesi i shoqatës Gëzim Bardhi.
Edhe vetë taksistët shprehen mjaft të shqetësuar pasi taksitë pa licensë sipas tyre janë të njohura për policinë dhe askush nuk merr masa.
Ata kërkojnë zbatimin e ligjit të ministrisë së transportit pasi informaliteti në sektorin e transporteve po shtohet sipas taksistëve po rritet gjithmonë e më tepër.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›