E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Fundviti shënon rritje çmimesh, më të prekura perimet

Çmimet e perimeve vazhdojnë që të rriten ndjeshëm duke i rënduar më tepër xhepat e qytetarëve shqiptarë.Sipas Hazbie Bungurit specialiste për çmimet në INSAT, për muajin nëntor perimet janë rritur me 3.3 përqind dhe pritet që në javët në vazhdim të vazhdoj trendi rritës .Një tjetër nëngrup i cili është mjaft i prekshëm për shqiptarët është edhe çmimi i naftës që shënoi një rritje prej 1.8 përqind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 1.4 përqind.
Frutat ndërkohë kanë pësuar një ulje me 6.1 përqind dhe kjo si rezultat i daljes në treg i prodhimit vendas.Në uljen e ndjeshme të këtij nëngrupi kontributin kryesor e kanë dhënë agrumet të cilat janë mjaft të përhapura në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›