INSTAT: Greqia një ndër partnerët kryesorë në shkëmbimet tregtare për shkurtin e 2009-s

Edhe gjatë muajit shkurt të vitit 2009, Greqia ka qënë ndër partnerët kryesore të vendit tonë në tregtinë e jashtme, sipas burimeve të Institutit të Statistikave (INSTAT). Gjatë muajit shkurt, nga Greqia janë importuar 5,427 miliard lekë mallra të ndryshme, ndërsa për të dy muajt e parë të vitit kjo shifër ishte 10,347 miliard lekë. Ndërkohë, drejt shtetit fqinj janë eksportuar mallra të ndryshme me një vlerë prej 729 milionë lekë, ndërsa për të dy muajt e parë të vitit kjo shifër ishte 1,224 miliard lekë. Sipas INSTAT, grupmallrat kryesore të importit me Greqine gjatë dy muajve të parë të këtij viti kanë qënë minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, materiale ndërtimi e metale, ushqime, pije, duhan etj. Ndërsa për eksportin, grupmallrat kryesore ishin tekstile e këpucë, materiale ndërtimi e metale etj. Gjatë vitit 2008, sipas INSTAT, importi me Greqinë ishte 64,266 miliad lekë, ndërsa për eksportet shifra ishte 9,896 miliard lekë.
...