Ndalohet në Përmet një 33 vjeçar për “Dhënie ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit”

Policia kufitare e Përmetit ka ndaluar në flagrancë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në afërsi të fshatit Çarshovë, Përmet, një shtetas shqiptar, pasi dyshohet si organizatori i trafikimit të qënieve njerëzore të tre shtetasve. Burime zyrtare nga komisariati i policisë Përmet, pohuan sot se:” “Llambro Braho, 33 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në qytetin e Durrësit, është ndaluar në afërsi në pikës kufitare “Tre Urat”, pasi tentote të ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të tre shtetasve, përkundrej një vlerë monetare 700 euro secili”.Arrestimi i tij u bë për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime te mëtejshme.
...