Vetërrethimi që Serbia po bën me Gazprommin
Southeast European Times
Gazprom e Rusisë është në stadet përfundimtarë të bisedimeve me vendet partnerë mbi tubacionin e Rrjedhës së Jugut, përfundimi i të cilit pritet më 2015. Midis partnerëve është Serbia ku opinioni publik dhe opozita politike po shprehin shqetësim rreth pasojave të partneritetit me Gazprom. Serbia kishte shpresa të mëdha për atë që mund të bënte Rrjedha e Jugut. Ajo premtonte të prodhonte të ardhura të mëdha pagesash tranziti për Serbinë. Zëvendës/Presidenti i Gazprom Aleksander Medvedev tha se Rusia do të garantojë për Serbinë 10 miliardë metër kub gaz në vit nga 47 miliardë metra kub të kapacitetit të parashikuar të tubacionit, një përfitim për një vend me energji të dobët që vuajti në dimrin e 2009-2009 kur një mosmarrëveshje Rusi-Ukrainë preu gazin natyror për Ballkanin.
Por opinioni publik serb reagoi në mënyrë jofavorizuese ndaj njoftimit se Srbijagas dhe Gazprom do të formojnë një ndërmarrje të dytë të përbashkët për të ndërtuar 400 km të segmentit të Serbisë të tubacionit. Duke ngritur edhe më shumë pikëpyetje, selia e ndërmarrjes së përbashkët do të jetë në Zug, Zvicër, jashtë ndikimit serb dhe të autoriteteve të BE. Ekspertët dhe krerët e opozitës vrasin mendjen pse nuk e ndërton tubacionin një ndërmarrje e përbashkët tashmë ekzistuese dhe vënë në pikëpyetje, bazuar në vendndodhjen zvicerane të ndërmarrjes së dytë, se ku do të përfundojnë pagesat e tranzitit vjetor. Në muajt e fundit, delegacionet e njëpasnjëshëm rusë rritën shpeshtësinë e vizitave të tyre në Beograd. Përveç shprehjes së shpresave të ndritura për bashkëpunimin energjitik ruso-serb, ato ripohuan mbështetjen e tyre për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës. Medvedev, në komentet e cituara nga Vecernje Novosti më 28 mars, siguroi serbët se një ndryshim i fundit në kontratën e Rrjedhës së Jugut do të thoshte "një rritje në tranzitin e gazit natyror nëpërmjet territorit tuaj".
Shumë nga publiku serb, megjithatë, nuk ndryshuan qëndrim nga premtime të tilla, duke besuar në vend të kësaj se Beogradi ia shiti NIS, ndërmarrjen serbe të naftës, Gazpromit për shumë pak para, në ndjekje të përkrahjes nga diplomacia ruse. Dhjetorin e kaluar, dega e Gazprom, Gazpromneft bleu NiS për 400 milionë euro sipas një detyrimi për të investuar 500 milionë euro deri më 2012. Ekspertët e kishin përcaktuar vlerën e vërtetë të ndërmarrjes serbe në 2.2 miliardë euro, e cila përfshinte dy rafineri dhe 400 stacione benzine si dhe pasuri të tjera të konsiderueshme. Tani që Moska është në mënyrë të diskutueshme në pozicionin për të diktuar të ardhmen energjitike të Serbisë, po del në dritë ana e errët e partneritetit të ndërsjelltë. Pasi morën pronësinë e NIS, rusët botuan një raport financiar 2008 dhe pretenduan një humbje prej 47 milionë euro, përkundër fitimit të deklaruar më parë prej 28 milionë euro. Firma llogaritëse KPGM do të japë fjalën e fundit mbi këtë çështje. Duke shtuar parandjenjat e liga të serbëve rreth mënçurisë së partneritetit kaq të ngushtë me Rusinë, Gazpromneft po kërkon tani që një gjykatë e Beogradit të anullojë heqjen e 100 milionë euro borxhi prej drejtuesve të mëparshëm të NIS që ndërmarrjet në pronësi të shtetit si dhe policia dhe ushtria e Serbisë i detyrohen NIS. Përveç kësaj Gazpromneft po debaton një shitje të mëparshme nga NIS të 6.6 milionë euro aksione për hotelin Hajat Regenci të Beogradit.