INSTAT: Industritë kanë rritje të shifrës së afarizmit
22/11/2011 Shifrat prill-qershor 2011
Industritë kanë shënuar rritje të shifrës së afarizmit, ndërsa sektori i energjisë elektrike ka një rënie të theksuar gjatë muajve prill-qershor të këtij viti. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, indeksi i volumit të shifrës së afarizmit në tremujorin e dytë 2011 arriti 184.4 për qind, me rritje prej 3.1 për qind krahasuar me tremujorin e dytë 2010 dhe 7.6 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në industri shifra e afarizmit e deflatuar ka rritje prej 1.3%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë rritja është 4.2%. Në Industrinë Nxjerrëse krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rritje prej 13.1%, Industria Përpunuese ka rritje prej 1.1 për qind, ndërsa sektori i Energjisë paraqitet me rënie 4.5%. “Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm paraqiten me rritje degët e Industrisë Nxjerrëse dhe Përpunuese respektivisht prej 55.3 për qind dhe 8.7 për qind dhe rënie në Energji elektrike, ujë 22.6 për qind”, - nënvizohet në analizën e INSTAT-it. Në Ndërtim, volumi i shifrës së afarizmit ka rritje 26.9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë 2010 ky aktivitet paraqitet me rritje 2.0%. Në Shërbime ku përfshihen Tregtia, Hotelet, Transporti, Shërbimet Informatike dhe Arkitekturore, ka rritje 6.0 për qind. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm rritja në shërbime është 2.9 për qind. Në Tregti, indeksi ka rritje 5.7 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndërsa krahasuar me vjet rritja është 3.8%. Në Transport dhe Komunikacion në tremujorin e dytë 2011 ky tregues ka rritje 6.5% krahasuar me tremujorin paraardhës dhe rënie 1.2% krahasuar me vitin e kaluar.