E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Inflacioni në shkurt, 0.6%, Ekspertet: Nuk ka rrezik për deflacion

TIRANË- Gjatë muajit shkurt, inflacioni ka pësuar sërish rënie duke arritur në nivelin 0.6%.

“Ndryshimi vjetor, i indeksit të cmimeve të konsumit në muajin shkurt është 0.6%. një vit më parë ky ndryshim ishte 4.5%”,- deklaroi përfaqesuese e INSTAT Hazbie Bunguri.

Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se nuk ekziston rreziku i deflacionit. Sipas tyre kjo ecuri e treguesit është ndikuar kryesisht nga konsumi i ulët dhe rënia e cmimeve të mallrave të importit si pasojë e krizës së Eurozonës.

“Mallrat e importit që vinë nga vëndet e Eurozonës, vijnë nga ekonomi që janë në recension ose në nivel të ulët rritje ekonomike që do të thotë që presioni i cmimeve të importit do të jetë i ulët, ndërkohë efekti i rritjes së cmimeve të naftës që është ndier në rritjen e cmimit të karburantit në Shqipëri , për momentin ka një efekt të kufizuar në inflacionin total dhe kërkesa e bredshme është në nivele të ulëta”,- sqaroi Arjan Kadareja, anëtar i Këshillit Mbikqyrës, së Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë ka parashikuar për këtë vit një normë inflacioni nga 2 deri në 4 %
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›