Tentoi të thyejë rekordin ‘I gjallë në varr’, por vdes
SRI LANKA-Një person mësohet të ketë vdekur në përpjekje për të thyer rekordin botëror të qëndrimit më të gjatë në varr, i gjallë.
Policia raportoi se 24 vjeçari Jonaka Basnayke nga Sri Lanka mori familjen dhe miqtë e tij që ta ndihmonin ta varrosnin në fundjavën që sapo kaloi. Miqtë e hapën një gropë 3 metra të thellë dhe i vendosën disa dërrasa përpara se ta mbulonin me dhe. Ai u varros në 9:30 të mëngjesit në qytetin e vogël të quajtur Kantale, 137 milje në veri të kryeqytetit të Sri Lankas Colombo. Policia tha se 24 vjeçari u nxor nga varri në orën 16:00 të pasdites dhe ishte në gjendje të pavetëdijshme ndërsa u dërgua menjëherë në spital ku u deklarua i vdekur sapo mbërriti.
(d.b/Thesun/BalkanWeb)