E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimet ku është Kosova do nisin me leximin e fusnotës

PRISHTINE-Përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, të cilët marrin pjesë edhe delegatë nga Kosova, do të jenë të detyruar të lexojnë tekstin e fusnotës, për të cilën janë kanë rënë dakort në Bruksel, shkruan sot “V. Novosti” i Beogradit.

Praktikisht, formulimi se Kosova përfaqësohet pa prejudikim të vendimit për statusin, në bazë të Rezolutës 12 44 dhe të Mendimit këshillëdhënës të GJND-së, nuk do të mbetet vetëm shpjegim për yllin në fletën prezantuese të Kosovës, por ajo do të lexohet edhe me zë.

Ky është udhëzimi zyrtar të cilin javën e ardhshme do ta miratojnë ministrat serbë, i cili do të jetë i detyrueshëm automatikisht për ta.

Njëherësh me këtë shfuqizohet rregulla aktuale e Qeverisë, sipas të cilës zyrtarët e Serbisë duhej të braktisnin mbledhjet rajonale nëse në to merrnin pjesë përfaqësues të Kosovës.
Por, mbetet edhe më tutje në fuqi instruksioni, sipas të cilit zyrtarët qeveritar të Serbisë e kanë për detyrë që edhe në të ardhmen të braktisin mbledhjet që nuk janë rajonale dhe në to shfaqen përfaqësuesit e Kosovës.
Kjo do të thotë, siç shkruan “V.Novosti”, se Kosova nuk do të mund të marrë pjesë as me yllin në mbledhjet mbledhjet e KB, OSBE, Këshill të Europës dhe organizatat e tjera të përbëra nga shtetet e pavarura.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›