E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Bamir Topi kamzhik i Edi Ramës, përdhosi institucionin

TIRANE-Selia e Partisë Demokratike ka reaguar ndaj akuzave të Presidentit Bamir Topi bërë sot kundrejt kryeministrit Sali Berisha.

Deputeti Edi Paloka e emërtoi Topin si ‘kamzhik’ të Edi Ramës ndërsa i kërkoi të japë llogari para demokratëve që i dhanë votën si kryetar shteti.
“Cicërimën” e zakonshme të Edi Ramës, sot e kishte për detyrë t’a recitonte një “burë” tjetër, një votues i tij, i cili të paktën në 4 vitet e fundit, sa herë ka patur detyrimin, kushtetues, ligjor, politik e moral të fliste, ka heshtur. Ky quhet Bamir Topi; (për ata qe s’e dinë), do të duhej të ishte President i Republikës, President i te gjithë shqiptareve. Meqë me ne fund vendosi te flasë me fjale, e jo me heshtje, duhet t’u shpjegoje demokrateve qe e votuan për te përfaqësuar shqiptaret si Kryetar Shteti e jo si Spahi”. 

Më tej, Paloka akuzoi Topin si përdhosës të institucionit të Presidencës.
“Ne 8 maj 2011, Edi Ramen e votove për shkak te pronareve te ligjshëm te Tiranës, ne trojet e se cilëve po ngrenë sarajet Koçoja, Besoja dhe Fideli, e te tjere “tironca te vjetër”....? Apo e votove kryetarin e partisë se Enver Hoxhës, (partisë se persekutoreve qe dekretove për katër vjet ne krye te prokurorisë e gjyqësorit), për te përmbushur një amanet te te përndjekurve politike.....? Ne fakt ky është Kamxhiku Edi Rames. Njeriu qe përdhos çdo dite institucionin e Presidentit. E përdhos institucionin e Presidentit kur betohet për shenjtërinë e pronës, dhe për vete e vjedh atë; E përdhos institucionin e Presidentit kur betohet per moral, familje e dinjitet dhe çdo dite i ndyn ato; E përdhos institucionin e Presidentit kur qan për te përndjekurit por voton persekutohet; E përdhos institucionin e Presidentit kur sillet si kaçaku pas ferrës. E përdhos institucionin e Presidentit çdo dite, duke keqpërdorur tinëzisht atë karrige për “pazare”dhe “sevape” personale e aspak shqiptare”.

Më tej Paloka nxorri publikisht dy foto duke i bërë thirrje Presidentit të bëjë të ditur se kush është personi që ka dekoruar.
“Dhe meqë është folur sot për foto, këtu nuk ka polifoto, dhe kjo nuk është e vitit 1968 por është e vitit 2008, është zoti Topi duke dekoruar dikë. Letë të thotë zotëria se kush është ky person që ka dekoruar dhe pastaj të përbetohet për ish-të përndjekurit e ish-pronarët”.

PD thekson se burrave si Topi, historia u ruan vetëm turpin. “Atyre qe marrin gjithçka nga Partia Demokratike, e qe tinëzisht abuzojnë me pasionin, frymëzimin, respektin, mundin dhe djersen e demokrateve shqiptare, historia e këtij vendi u ka ruajtur ne memorien e saj vetëm turpin qe me se pari e morën ne “Betejën e Albulenës”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›