Shoqata e Bankave: Më 2011, kreditë me probleme 18.8 %
TIRANË- Në fund të vitit 2011, niveli i kredive me probleme arriti në 18.8 për qind. Shoqata e Bankave ka publikuar të dhënat e fundit për ecurinë e sistemit bankar në vend, duke konstatuar se në nivelin e kredive me probleme kanë ndikuar, jo vetëm nga vështirësitë në sektorë të caktuar të ekonomisë, por dhe nga ngadalësimi i dukshëm i ritmeve të rritjes së kredisë në 2-3 vitet e fundit.
Ndërkohë, nga të dhënat rezulton se sistemi bankar shqiptar është i shëndëoshë financiarisht dhe likuid. Bankat kanë kredituar ekonominë gjatë vitit që lamë pas me 566 miliardë lekë ose me 15.3 për qind më shumë se një vit më parë. Rritje kanë pësuar edhe depozitat, niveli i së cilave ka rritur në 924 miliardë lekë.
(el.me/BalkanWeb)