Serbët e veriut bllokojnë automjetet e EULEX-it në veri
MITROVICË- Serbët e veriut, kanë bllokuar sot në mesditë tri automjete të EULEX-it, të cilat sipas serbëve, ishin drejtuar për në Stacionin Policor në Zubin Potok.
Nga ana tjetër, ushtarët e KFOR-it janë përgjigjur duke bllokuar rrugën magjistrale nga Zubin Potoku për në Mitrovicë, në Jagnenicë dhe rrugën Zupçë - Zubin Potok, raporton Telegraf.
Në vendin ku ishte më parë e vendosur barrikada në Zupçë është grumbulluar një numër i konsiderueshëm serbësh, por situata raportohet të jetë e qetë.
Serbët kishin paralajmëruar se do të ndalojnë automjetet e EULEX-it, për të cilat dyshohet se ndihmojnë vendosjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri. Ndërsa, EULEX-i dhe KFOR-i kërkojnë lëvizje të pakushtëzuar për misionin e BE-së.
(el.me/BalkanWeb)