E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Në dhjetor deficiti tregtar arriti në 38.6 miliardë lekë

TIRANE- Shkëmbimet tregtare me vendet e BE në muajin dhjetor 2011 arritën në 68.1%, me rritje krahasuar me muajin nëntor, ku tregtia arriti në 67.3% ndaj totalit. INSTAT njofton se partnerët kryesorë tregtarë në dhjetor, sikurse gjatë gjithë vitit 2011, vazhduan Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti arriti 59.6%, thuajse në të njëjtën raport si në muajin nëntor, ndërsa u shënua rritje e importeve me 33.4%. Me Greqinë, eksportet zunë 5.2% të totalit dhe 10.5% në importe.

Gjatë muajit dhjetor u vu re rritje e shkëmbimeve tregtare me disa partnerë tregtarë, pasi eksportet shqiptare zgjeruan tregun me Austrinë, Britaninë e Madhe, SHBA, Turqi, Ukrainë, etj, ndërsa u rritën importet e mallrave nga Greqia, Gjermania, Italia, Kosova, Maqedonia, etj.

Ndryshe nga muaji nëntor, krahasimet në dhjetor për disa nga grupmallrat treguan rritje të eksporteve për grupin "Produkte kimike dhe plastike" me 3.8 herë, për "Materiale ndërtimi dhe metale" me 11.3%, etj.

Ardhja e të ftohtit në muajin dhjetor ndikoi në rritjen me 57% për importin e mallrave të grupit "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike", ku kryesuan energjia elektrike dhe karburantet.
Ndërsa importet u rritën në dhjetor me 19.4% për "Ushqime, pije, duhan", rritja me 16.1% shoqëroi produktet për "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi", etj, krahasuar me muajin nëntor 2011, çka tregon se bizneset shqiptare vijojnë me rehabilitimin dhe fuqizimin e bizneseve të tyre, kryesisht në prodhim me teknologji dhe makineri.

Në dhjetor shkëmbimet tregtare shënuan ulje për mallrat e grupit "Lëkurë dhe artikujt prej tyre", pasi eksportet u ulën me 22.1%, ndërsa importet me 20.1%. Kjo rënie lidhet me rritjen e importeve dhe eksporteve në muajin tetor, kur tregjet përgatiten për stinën e dimrit.

Në nëntor 2011, krahasuar me muajin Tetor, u rritën eksportet në disa grupmallrash, si për "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" me 38.1%, "Prodhime druri dhe letre" me 19.3%, "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me 8.4%, ndërsa u ulën 25.6% të grupit "Produkte kimike dhe plastike".
Në nëntor 2011 u rritën importet për grupet "Prodhime druri dhe letre" me 25.7%, "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" me 22.1%, "Tekstile dhe këpucë" me 9.2%, ndërsa u ulën për grupin "Materiale ndërtimi dhe metale" me 16.3% më pak.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›