E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Në maj të këtij viti importi ishte më i lartë se muaji para tij

Në muajin maj të vitit 2009 u importuan 37,662 miliard lekë mallra të ndryshme, me rritje 11,5 për qind në krahasim me muajin prill 2009 dhe rritje 2,8 për qind në krahasim me muajin maj të vitit 2008. Sipas burimeve zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT), defiçiti tregtar i këtij muaji është 29,424 miliard lekë, duke shënuar një rritje prej 13,2 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 11,2 për qind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2008. Tregtia me vendet e Bashkimit Europian zuri 63,6 për qind të totalit dhe partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë importi zë 27.6 për qind të totalit, ndërsa me Greqinë importi zë 13,3 për qind të totalit. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët importi është rritur, janë: Italia, Gjermania, Greqia, Kroacia, Zvicra etj. Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grupmallrat tregon se importi i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 103,4 për qind, “Produkte kimike dhe plastike” u rrit 25,4 për qind, “Prodhime druri dhe letre” u rrit 18,5 për qind etj. Ndërsa importi i grupit “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u ul 10,9 për qind etj. Në muajin maj 2009, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 3,191 miliard lekë, duke zënë 8,5 për qind të totalit të importit. Krahasuar me prillin e 2009, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje prej 18,3 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave e zënë nënproduktet e naftës (49,9 për qind).

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›