E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia ndaj krimit zgjedhor

/* */

Nga:ERMAL HASIMJA

Si shpjegohet qe ne dy dekada zgjedhjesh te vjedhura (pak, shume apo per turp) nga te dyja partite kryesore nuk ka te denuar nga ligji? Hiq ketu ndonje denim sporadik si ai i disa komisionereve ne Shkoder apo Fier. Pergjigjja e kesaj pyetjeje eshte e rendesishme per te kuptuar se çfare mendojne strateget e partive kur parashikojne rezultatin...

e zgjedhjeve. Fillimisht duhet thene se tjetersimi i votave nuk eshte krim i zakonshem e as ordiner. Ne parim, ky akt perben nje perpjekje te paramenduar per tjetersimin e pushtetit te ligjshem, pra te njevlershem me nje akt si kryengritja e armatosur. Cilesimi i kryengritjes se armatosur nga shumica e kushtetutave, si krim nga me te rendit qe i behet nje shteti, nuk vjen nga realizimi me arme, por nga perpjekja per tjetersimin e pushtetit. Per kete arsye, vjedhja e votes eshte ne parim e njevlershme me rrezimin e pushtetit te ligjshem ne çfaredo menyre. Duket qarte se nje gjykim i tille nuk vlen per Shqiperine. Ligji eshte teper bujar me kete krim publik. Por e keqja me e madhe eshte se kjo bujari amplifikohet me vullnetin e partive politike per te krijuar nje lloj amnistie per ata qe eventualisht mund ta kryejne krimin. Asnje komisioner nuk do te pranonte te zbatonte urdhrat “nga lart” per vjedhje votash, per shpalljen e tyre te pavlefshme ne menyre te padrejte, per ndryshimin e rezultatit, per braktisjen e komisionit dhe shume krime te tjera te neveritshme te kesaj natyre, nese do ta kishte te garantuar burgun, jo vetem ne leter, por edhe me precedente. Shembujt e lartpermendur te Shkodres dhe Fierit jane te pamjaftueshem per te pohuar funksionimin e nje tradite ndeshkuese dhe per me teper, denimet kane qene simbolike nese e cilesojme te vlefshme njevlershmerine me rrezimin e pushtetit.
Ne fakt, dy partite kryesore duket se jane marre vesh ne heshtje se komisioneret nuk preken. Kjo marreveshje xhentelmenesh, qe ndryshe nga termi nuk ka as burreri e as fisnikeri, nuk do te mund te ishte e plote pa heshtjen bekuese te prokurorise. Imazhi qe kane njerezit per prokurorine eshte ai i nje ndertese ku njerezit shkojne e paraqesin akuza kur nxehen shume me njeri-tjetrin, ose kur duan te vertetojne se po shpifet ndaj tyre. Te pakten vitin e fundit, permendja e prokurorise ne media eshte lidhur me shume me akuza per shpifje sesa per veprimtarine e zakonshme te prokurorise. Nje qytetar i thjeshte ka te drejte te pyese: more, keta prokuroret a dalin ndonjehere nga zyra e pritjes se popullit? Roli i prokurorise eshte akoma me i rendesishem ne nje aspekt tjeter. Ne rast vjedhjeje, pergjegjesia mbetet zakonisht individuale, mirepo prokurori mund te germoje me mire rrenjet e saj. Çdokush qe e njeh sadopak politiken, e di mire se komisioneret nuk vjedhin vota me koke te vet, por marrin urdhra nga te tjere siper tyre. Hierarkia e krimit mund te shkoje shume lart dhe eshte detyra e prokurorise qe te ndjeke fillin deri aty. Teksa shkruaj keto rreshta, edhe mua me duket paksa qesharake kjo pritshmeri. Por vete fakti qe kjo pritshmeri ndaj prokurorit na duket qesharake tregon se sa pak, mjerueshem pak, jemi mesuar te presim prej tij.
Kthehemi te klima e mosndeshkimit. Kjo klime nuk u duhet partive vetem per te grabitur ca qindra apo mijera vota andej-kendej. Garancia e mosndeshkimit eshte jetike per te prishur procesin pasi ai ka rezultuar i humbur. Keshtu, komisioneret mund te bllokojne apo edhe te prishin pjeserisht apo plotesisht ne menyra te ndryshme votimin dhe te hedhin balte mbi besueshmerine e tij ne syte e opinionit publik. Kjo eshte e nevojshme te ndodhe, p.sh. kur rezultati nuk eshte ai i prituri dhe duhet qe ai te kontestohet. Nganjehere madje, rezultati mund te kontestohet edhe pasi vuloset nga komisioneret perkates dhe ne fund, pavaresisht kontestimit, askush nuk akuzohet apo paditet. Kjo eshte si te konstatosh nje krim ne nje dhome te mbyllur dhe te mos paditesh te vetmin person qe gjendet aty brenda.
Ne thelb, dy partite kryesore, pergjegjese per menaxhimin e zgjedhjeve keto 20 vjet, nuk jane te interesuara te garantojne korrektesine e punes se njerezve qe i menaxhojne ato ne nivel lokal. Dhe kjo nuk vjen nga indiferenca apo neglizhenca ndaj problemit. P.sh. partite kane strategji te persosura te menaxhimit te ketyre burimeve njerezore, duke ofruar edhe spektakle ne shkalle kombetare siç eshte ndryshimi i shume komisionereve pothuajse nje dite perpara votimit, ne menyre qe te garantohen per mosblerjen e tyre nga kundershtari.
Natyrisht, ky eshte vetem nje nga aspektet e problemeve me zgjedhjet ne Shqiperi. Mirepo mund te jemi te sigurt se shenja me e qarte e nje angazhimi te sinqerte per zgjedhje te lira e te ndershme do te jete dita kur dy partite kryesore te rendojne doren e ligjit mbi koken e zbatuesve te krimit zgjedhor perpara se ky te ndodhe. Deri me sot, askush nuk lodhet me kete çeshtje, nderkohe qe pak qindra komisionere te papergjegjshem, mes mijera te tjereve normale, mendojne strategji te sofistikuara per te vjedhur votat tona.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›