E Diel, 1 Nëntor 2026

Toure: “Zhvillim i vrullshem teknologjik ne Shqiperi”

INTERVISTA/ Flet per “KJ”, Sekretari i Pergjithshem i Unionit Nderkombetar te Telekomunikacioneve, Hamadoun I. Toure’

Z. Toure’, si do ta komentonit situaten aktuale ne Shqiperise ne lidhje me procesin e dixhitalizimit si te tille? Krahasuar me vendet e rajonit, si do ta rendisnit ate lidhur me ecurine e ketij sektori?

Kjo eshte ne fakt nje pyetje e drejte, sepse duhet te dime se ku gjendemi, per te kuptuar me pas, se ku duam te arrijme. Shqiperia gjendet sot ne mes te renditjes, mbi mesataren boterore, sidomos te atyre vendeve qe jane ne zhvillim e siper. Por ajo qe bie ne sy, eshte se ajo ka bere me shume perpjekje dhe perparim ne kete aspekt, krahasuar sidomos me disa vjet me pare. Dhe ne nje kohe shume te shkurter, konkretisht vetem brenda 5 viteve te fundit, Shqiperia ka siguruar nje rritje te konsiderueshme te abonenteve celulare. Si edhe nje rritje prej gati 50% te nivelit te penetrimit te internetit, kur niveli nderkombetar i rritjes se ketij treguesi eshte me i ulet, rreth 30%.

A do te specifikonit ndonje element te veçante te Shqiperise ne kete kendveshtrim? Ku dallon ajo nga vendet e tjera?

Ajo qe eshte shume e rendesishme per Shqiperine dhe qe do ta beje ate fituese ne te ardhmen, eshte fakti se nje perqindje e larte e shkollave te saj, kane kompjutere dhe jane te lidhura me internetin. Duhet ditur se femijet e te sotmes, do te jene drejtuesit e se ardhmes dhe komunikimi elektronik do t’u sherbeje atyre, duke vene keshtu ne perdorim informimin qe vjen prej tij. Keshtu, ne kete kendveshtrim, perpjekje te tilla qe behen nga qeveria e ketij vendi ne lidhje me komunikimet elektronike ne sektorin e arsimit, te shtyjne te mendosh se Shqiperia aktualisht ka nje pozicionim shume te mire. Dhe se te tilla perpjekje po vijojne te kryhen edhe ne sektorin privat, ecuria e te cilave varet nga investimet e mira qe kryhen ne te. Keshtu, Shqiperia ka nje ecuri te mire te konkurrences dhe zhvillimit ne komunikimet elektronike, e po vazhdon te punoje rreth tyre.

Si drejtues i agjencise me te rendesishme boterore per tele-komunikimet, si do ta vleresonit e projektit “Shqiperia Dixhitale”, te lançuar nga qeveria shqiptare? Dhe angazhimin e saj per sektorin e IT-se ne teresi?

Ne mund te japim konsideraten tone pozitive per projektin e ndermarre nga qeveria shqiptare, mbi dixhitalizimin. Kujtojme ketu se edhe PNUD-i po jep ndihmen e tij ne realizimin sa me te mire te tij. Jemi ne dijeni se ka edhe nje plan kombetar ne kuadrin e tij, i cili mendojme se do te jape kontribut ne zhvillimin e shoqerise. Kjo eshte njera ane, ndersa ana tjeter, eshte edhe projekti mbi Broadcasting, te cilin ne e vleresojme gjithashtu.

Sa i perket projektit te Broadband-it, pra shtrirjes se internetit me baze te gjere, cilat jane pritshmerite ne lidhje me Shqiperine? Shtrirja qe ka aktualisht ky rrjet ne vendin tone dhe çfare pritet te arrihet ne te ardhmen?

Duhet ditur se Broadband, eshte nje infrastrukture moderne, e cila i sherben edhe zhvillimit ekonomik e social te nje vendi. Dhe ka shume kompani te sektorit privat, te cilat jane duke investuar aktualisht ne kete aspekt, per te ofruar sherbime elektronike cilesore. Nderkaq, keto kompani duhet qe te krijojne me shume kontakte dhe qeveria eshte duke e ndihmuar sektorin privat. Kujtojme ketu se kjo infrastrukture moderne perfshire, edhe e-Qeverisjen, duke nenkuptuar demokratizimin e metejshem te vendit, i gjithe ky proces pra, po ndikon ne krijimin e vendeve te reja te punes, sidomos po te kemi parasysh te rinjte, te cilet jane edhe me te angazhuarit brenda vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›