E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa e privatizimit / Cfare do te bleje investitori strategjik?

Privatizimi i kompanise shteterore te naftes, "Albpetrol", do te jete i plote, me te gjitha asetet qe ajo ka (pa shitur puset e naftes). Por duke perfshire edhe te gjitha kontratat qe ajo ka nenshkruar me palet e treta. Nje fakt i tille u perfshi se fundmi edhe ne shtesat qe qeveria i beri ligjit "Per hidrokarburet", ku perfshihej edhe ky privatizim. I cili sqaron me detaje se nuk do te preken 7 marreveshjet hidrokarbure qe jane nenshkruar me te drejten e ndarjes se prodhimit te naftes me kompani te huaja. Nder te tjera, ne baze te ndryshimeve te propozuara nga ministria e Ekonomise dhe miratuar nga qeveria, kompania qe do te privatizoje "Albpetrol"-in do te kryeje operacione hidrokarbure kerkimi, zhvillimi, prodhimi dhe tregtimi te naftes e gazit ne nje afat kohor prej 25 vitesh. Konkretisht, kompania e naftes "Albpetrol" eshte nje ndermarrje, ku aktualisht punojne 4050 punonjes dhe ka ne pronesi 1264 puse aktive. Ne total, ato arrijne qe te prodhojne nje sasi nafte rreth 135 mije tone/vit. Por paketa e privatizimit te “Albpetrol”-it perfshin dhe kriteret e kualifikimit dhe qe kandidatet duhet te permbushin. Te cilet, sipas saj, duhet te jene persona juridike qe zoterojne garanci financiare dhe te jene i mirenjohur ne veprimtarite ekonomike. Por edhe shoqeri te specializuara ne fushat e kerkimit, prodhimit dhe tregtimit te naftes dhe gazit dhe t’i kene ushtruar me sukses keto veprimtari ne nivel nderkombetar per jo me pak se 5 vjet. “Kandidati duhet te kete nje kapital teresisht te paguar ne shumen 80.000.000 Euro apo barasvleren e kesaj shume ne valuten, ne te cilen eshte shprehur kapitali; vlera neto dhe, sipas rastit, vlera neto e konsoliduar duhet te jete te pakten 100.000.000 euro”, - permban paketa.

Parate e tenderit, te destinuara per investime ne vend

Ekspertet e qeverise kishin parashikuar nje shifer te mundshme prej rreth 300 milione eurosh, nga ofertat qe investitoret strategjike do te paraqisnin per blerjen e “Albpetrol”

Privatizimi i “Albpetrol”-it do te rrise ne menyre te konsiderueshme te ardhurat ne buxhetin e shtetit, saktesisht ato te parashikuara per sektorin e investimeve. Pasi, siç e kane theksuar vete drejtuesit e qeverise, ky i fundit do te jete destinacioni kryesor i te ardhurave te maksimalizuara nga ky proces. Dhe aspak shlyerja e deficitit buxhetor, siç eshte pretenduar nga opozita. Nderkaq, perfitimi financiar nga ky privatizim strategjik, eshte parashikuar me kohe se do te jete optimal, edhe per faktin se qeveria shqiptare ka hequr dore nga te gjitha aksionet e “Albpetrol”, duke e lançuar kompanine me te rendesishme te naftes ne vend totalisht ne masen 100% kundrejt investitorit strategjik. Ne fakt, qeveria ne prezantimin e paketes se privatizimit ka pretenduar nga ai qe do te bleje “Albpetrol”-in, duhet te zoteroje nje kapital teresisht te paguar ne vleren e te pakten 100 milione eurove. Por mesa tregoi tenderi i djeshem, kjo shifer mund te tejkalohet disa here nga investitori e duke treguar kesisoj per nje shume me te madhe parash, se ato te pretenduara, qe do t’i shtohen arkes se shtetit nga ky privatizim i rendesishem strategjik. Nderkaq, si perfitime te tjera nga privatizimi i "Albpetrol"-it, nuk duhet te harrojme as sigurimin pas tij te investimeve private ne zhvillimin e sektorit nafte-nxjerres, permiresim te teknologjise, sistem menaxhimi me standarde mjedisore, si edhe liberalizim te tregut te hidrokarbureve. Sikunder qe duhet marre ne konsiderate edhe fakti se privatizimi i “Albpetrol”-it do ta ktheje ate ne nje kompani eficiente, e cila do te sjelle te ardhura ne buxhet, ndryshe nga sa ka ndodhur deri tani. Te gjitha keto, fakte qe jane kundershtuar nga opozita gjate diskutimit te procesit te privatizimit te “Albpetrol”, por qe tenderi i djeshem dhe rezultati optimal i tij, i hodhi poshte ato, duke treguar se kjo kompani vlen. Dhe se maksimalizimin e ofertes se saj, e shkaktoi pikerisht edhe paketa e perpunuar e qeverise, shoqeruar me shtesat e ndryshme, çka e bene “Albpetrol”-in mjaft terheqes ne syte e investitoreve te huaj.

Historia e privatizimeve ne Shqiperi, ajo e “Albpetrol” nder me te suksesshmet

Me oferten e djeshme te bere nga kompania amerikane “Silk Road Equaity”, e cila ofroi nje vlere prej plot 850 milione eurosh (rreth 12 miliarde leke te reja) per kompanine shteterore te naftes, mund te thuhet se kjo do ta beje “Albpetrol” qe te hyje ne historine e privatizimeve shqiptare, duke u listuar si nder me te suksesshmit. Ndersa sjellim nder mend se ka qene pikerisht periudha e viteve 2000-2010, kur nisen te aplikohen te ashtuquajturat “privatizime ne sektoret strategjike”, mund te permendim se te paret prej tyre perkonin pikerisht me shitjen e licencave te para telefonike per 12 miliarde leke ne vitin 2001. Duke vijuar me tej, me privatizimin e bujshem qe iu be ne vitin 2004, Bankes se Kursimeve per 15 miliarde leke tek “Raiffeisen Bank”, nje investitor strategjik austriak ky. Apo edhe ate te kompanise shteterore te telefonise fikse, “Albtelecom” me shumen e 14 miliarde lekeve. Ndersa shifra e fundit me e larte e siguruar nga privatizimet, ka qene ajo e shitjes se Operatorit te Sistemit te Shperndarjes “OSSH” ndaj çekeve te “CEZ” me nje shume prej 102 milione eurosh etj. Ndersa viti 2009 eshte viti qe shenon piken me te larte te te ardhurave nga privatizimet, rreth 25 miliarde leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›