Chountis-Berisha: E ardhmja e Shqiperise eshte dhe mbetet anetaresimi ne BE Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka pritur ne nje takim te veçante Eurodeputetin Nikolaus Chountis. Gjate ketij takimi, Berisha e ka rikonfirmuar edhe njehere Eurodeputetin Chountis se anetaresimi i Shqiperise ne BE eshte dhe mbetet perparesi themelore per qeverine shqiptare, si e ardhmja me e mire per jeten dhe sigurine e qytetareve shqiptare, te cilet e konsiderojne kete proces, si projektin me madhor kombetar, i mbeshtetur nga pothuajse i gjithe opinioni publik dhe spektri politik. Ndersa Eurodeputeti rikonfirmoi bindjen e tij te thelle se e ardhmja e Shqiperise, eshte dhe mbetet Bashkimi Europian, ashtu si edhe e ardhmja e gjithe rajonit te Ballkanit Perendimor. Per Kryeministrin dhe qeverine shqiptare procesi i integrimit eshte dhe mbetet nje proces i bazuar teresisht ne performance dhe merite. Duke pasur parasysh punen e mire qe qeveria ka bere gjate ketyre vendeve per realizimin e kerkesave integruese, Berisha e ka njohur Chountis me progresin e arritur nga Shqiperi, ne shume fusha si; reformat ekonomike, thjeshtesimi i procedurave administrative, lufta kunder korrupsionit, reforma ne arsim, ne shendetesi, dixhitalizimi i shume sherbimeve, si One-stop-shop per regjistrimin e biznesit, per licencat e lejet, e-taksa, e-dogana, sistemi on-line i gjurmimit te dokumenteve, shtrirja e internetit, lehtesite e krijuara ne thithjen e investimeve, ne fushen e turizmit etj. Gjithashtu, pjese e bisedes mes Kryeministrit dhe Eurodeputetit kane qene edhe zhvillimet me te fundit politike ne vend. Berisha e ka njohur z. Chountis me zhvillimet e fundit politike ne vend, ku u vleresua realizimi me konsensus i reformes zgjedhore, por edhe i nje sere ligjesh te tjera, te cilat kerkonin votim te cilesuar ne parlament. Ne kete kontekst, ne takim u theksua rendesia dhe domosdoshmeria e miratimit edhe te akteve te tjera legjislative qe kerkojne shumice te cilesuar parlamentare, siç eshte ai i heqjes se imunitetit dhe çdo ligji tjeter qe ka lidhje me ecjen perpara ne procesin e anetaresimit dhe marrjen e statusit te vendit kandidat. Kryeministri e njohu Eurodeputetin Chountis me faktin se edhe pse Shqiperia nuk konsiderohet ende nje vend i zhvilluar, ne shume aspekte shenon tregues themelore te njejte, ose edhe me te larte me vendet e zhvilluara si; per sa i perket nivelit shume te ulet te vdekshmerise foshnjore dhe vdekshmerise ne pergjithesi, aksesit me te lehte ne sherbimin shendetesor etj. Nderkohe, theksoi Kryeministri, me punen e tyre, shqiptaret kane tejkaluar tashme 5 vende te OECD-se per sa i perket numrit te banesave per 1000 banore. Nga ana e tij, zoti Chountis i rikonfirmoi Kryeministrit mbeshtetjen e plote te Parlamentit Europian ne te gjitha perpjekjet qe Shqiperia dhe qeveria shqiptare po bejne per realizimin e reformave te thella e te gjithanshme, ne menyre qe Shqiperia te marre sa me shpejt statusin e vendit kandidat dhe te vijoje me hapat e metejshem drejt integrimit europian. Gjithashtu, Eurodeputeti Chountis shfrytezoi rastin per t’i uruar Kryeministrit Berisha 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise, duke uruar njekohesisht popullin shqiptar qe ne kete vit historik, te arrije te realizoje kete hap te rendesishem ne projektin madhor te integrimit europian, marrjen e statusit te vendit kandidat.