E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Rriten çmimet e mallrave ushqimorë

 

Niveli i inflacionit në muajin tetor ka pësuar rritje. Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se çmimet e disa prej mallrave të shportës janë shtrenjtuar, çka ka ndikuar edhe në rritjen e normës së inflacionit. Sipas INSTAT-it, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin tetor 2009, arriti 103.4 për qind kundrejt muajit dhjetor 2007, duke shënuar një rritje prej 0.4 për qind, krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin tetor është 2.3 për qind. Një vit më parë, ky ndryshim ishte 2.8 për qind. Gjatë muajit tetor çmimet e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike kanë pësuar një rritje prej 0.4 për qind. Gjatë tetorit, çmimet e frutave kanë pasur rritjen më të lartë. Gjatë muajit tetor janë rritur edhe çmimet për disa artikuj të tjerë si reçel, sheqet, peshk etj. Ndërkohë që çmimet e zarzavateve kanë pësuar ulje. Gjatë muajit tetor të gjithë duhanpirësit kanë shpenzuar më shumë para nga xhepi i tyre, pasi çmimi i duhanit ka pësuar rritje. Po ashtu edhe çmimi i pijeve alkolike, si dhe i veshjeve. Niveli më i lartë i inflacionit është shënuar vitin e kaluar, ku çmimet e mallrave të shportës u rritën ndjeshëm si rrjedhojë e krizës së ushqimeve.

Çmimet

0.4 % është rritur çmimi i “Ushqimeve dhe pijeve jo alkolike”
2.6 % është rritur çmimi i frutave
1.5 % është rritur çmimi i “sheqer, reçel, mjaltë etj”
1.5 %, është rritur çmimi i “qumësht, djathë e vezë”
0.2 % është rritur çmimi “peshk”
0.9 % është ulur çmimi i “zarzavate përfshirë patatet”
0.9 % është rritur çmimi i “Veshje dhe këpucë”
1 % është rritur çmimi i “Pije alkolike dhe duhan”
1.7 % është rritur çmimi i duhanit
0.1 % është rritur çmimi i grupit “Transport”.
2.5 % është rritur indeksi i grupit “Shërbimi arsimor”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›