E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale në Kosovë, test para ndërkombëtarëve

Zgjedhjet e fundjavës janë edhe një rast për të bindur skeptikët që ende nuk e kanë njohur Kosovën, se një demokraci e qëndrueshme në zemër të Ballkanit i kontribuon edhe stabilitetit rajonal.

Kështu mendon Janusz Bugajski nga Qendra për Studime Strategjike në Uashington, i cili thotë se sfida më e madhe gjatë vitit të ardhshëm për Kosovën do të jetë ruajtja e stabilitetit social në këto kohë të vështira ekonomike.

“Zgjedhjet e pastra janë qenësore për ruajtjen e besimit të publikut si dhe të suksesit të Kosovës si shtet dhe përfundimisht si anëtare e organizatave kryesore ndërkombëtare përfshirë edhe Kombet e Bashkuara,” thotë Bugajski.

Ndërkaq Uashingtoni zyrtar mendon se zgjedhjet komunale paraqesin edhe një moment historik për Kosovën, sepse janë të parat që organizohen për komunat e reja që krijohen sipas planit Ahisari mbi procesin e decentralizimit. /rtk/start/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›