E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajkoviç: Zgjedhjet rast për mbijetesën e serbëve

Këtë deklaratë e bëri për BBC-në njëra nga udhëheqëset e serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviç, e cila theksoi se, “nëse serbët nuk dalin në zgjedhje, atëherë ata do të detyrohen të ikin nga Kosova”.

Sipas znj. Trajkoviç, serbët e Kosovës kanë nevojë të fitojnë një përfaqësi e cila të jetë e pranuar dhe të vendosë kushtet për Beogradin, Prishtinën dhe bashkësinë ndërkombëtare, që sipas saj, do të ishte në funksion të mbrojtjes së serbëve dhe të interesave të tyre.

Ajo akuzoi një pjesë të udhëheqjes së serbëve të Kosovës dhe Beogradin zyrtar për një fushatë kundër zgjedhjeve lokale në Kosovë. /bbc/start/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›