Vodafone Club në treg, ofertë të re
Vodafone Albania ka hedhur në treg ofertën e saj më të re për abonentët e saj të Vodafone Club. Të gjithë abonentët mund të kryejnë një thirrje drejt një anëtari të VF Club, dhe të paguajë për minutën e parë dhe çdo thirrje përgjatë së njëjtës ditë me çdo numër brenda grupit do të jetë krejtësisht falas dhe pa asnjë lloj kostoje të fshehur. Të gjithë anëtarët e Vodafone Cub mund të telefonojnë në numrin 143 për të aktivizuar ofertën për një javë. Kostoja e pajtimit është 200 lekë (përfshirë TVSH). Mbas aktivizimit të ofertës, abonentët mund të fillojnë të kryejnë thirrje brenda grupit dhe të përfitojnë nga kjo ofertë e leverdishme. Kjo ofertë mund të aktivizohet deri në 4 herë brenda muajit. Vodafone qëndron pranë klientëve të saj dhe ju jep atyre mundësinë që të kontrollojnë shpenzimet e tyre për komunikim dhe në të njëjtën kohë të përfitojnë nga ofertat më të mira në treg. Kjo është pjesë e konceptit “Power to You”, përmes të cilit Vodafone e vendos klientin në qendër të gjithçkaje që realizon, duke iu dhënë atyre fuqinë për të menaxhuar komunikimin e tyre, duke përfituar shërbime të lira, cilësia e të cilave është e përherë e besueshme. Kjo ofertë do të jetë e vlefshme prej datës 9 nëntor 2009 deri 6 dhjetor 2010.