Kriza ne Greqi prek edhe policine

Kriza e rëndë ekonomike në shtetin fqinj jugor arrin deri tek forcat e rendit. Tashmë punonjësit e policisë shërbejnë me pagesë për çdo shërbim ndaj qytetarëve. Ministria e Mbrojtjes së qytetarëve këto ditë ka publikuar një listë me çmimet përkatëse për shfrytëzimin e shërbimit të agjentëve të policisë. Çmimet për shërbimet janë të ndryshme dhe varjojnë sipas llojit të shërbimit të kërkuar. Kështu për shërbimin në një orë të një polici, qyetarët duhet ta paguajnë me 30 euro, për një patrullim me makinë polici paguhet me 40 euro në orë, 200 euro për një roje bregdetare dhe 1500 euro për shfrytëzimin e një helikopteri.
Zëdhënësi i policisë greke Thanasis Kokalakis, shpjegon se ky shërbim me pagesë i forcave të policisë së shtetit do të shërbejë për të përmirësuar buxhetin.
Të ardhurat e këtij operacioni, rikthimi ekonomik i këtij shërbimi do t’i shkojnë buxhetit të shtetit dhe do të përdoren për të përmirësuar infrastrukturën e policisë, për blerjen e pajisjeve të reja të forcave të rendit si dhe nevoja të tjera të policisë.
Këto shërbimë që deri tani janë ofruar falas për bizneset dhe privatët, do të vihen në dispozicion vetëm në raste të vecanta si transportimi i materialeve të rrezikshme apo për vepra arti. Së fundmi policia greke duket se është e angazhuar vetëm për të mbajtur nën kontroll protestat në sheshe.