Sondazhi i agjencise se lajmeve Economy Watch
Në një sondazh të realizuar nga agjencia e lajmeve “Economy Watch” në faqen on line të saj mbi indeksin e besimit të konsumatorëve rezulton se përsa i përket Shqipërisë, përgjigjet janë mjaft pozitive. Lidhur me kushtet e biznesit shqiptar vihet re se në kuotën e 614 pikëve indeksi konsiderohet optimist që do të thotë se në gjashtë muajt e ardhshëm kushtet e biznesit do të përmirësohen më tej.
Gjithashtu besimi është rritur me 1,9% më shumë se një muaj më parë. Ndërsa mbi kushtet e punësimit indeksi rezulton në 602 pikë, i konsideruar optimist, që do të thotë se shumica e të anketuarve besojnë se mundësitë e punësimit do të përmirësohen në dy tremujorët e ardhshëm, por ky indeks ka mbetur i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm. Pikët mbi të ardhurat familjare në 609 konsiderohen sipas sondazhit të mira për pjesën tjetër të vitit por që besimi shfaqet në rënie krahasuar me muajin e mëparshëm.
Në treguesin e përmirësimit të kushteve ekonomike, indeksi në nivelin e 618 pikëve vlerësohet optimist duke shfaqur një besim në rritje të kushteve të përgjithshme ekonomike me 4,7% krahasuar më muajin paraardhës, por edhe pritjet për një ekonomi më të mirë në pjesën e dytë të 2012-ës.