Rritet akciza per pijet alkolike
Në bazë të këtyre ndryshimeve, për produkte si birra, vera, rakia , taksa që do të paguhet në dogana do të jetë 20 për qind më e lartë.
Në këtë projektligj parashikohet që të përfshihet taksimi edhe për bagazhet personale, të cilat deri tani nuk akcizoheshin. Kështu, nëse në momentin kur çekohen bagazhet personale, nbrenda tyre ka mbi 200 cigare, duhet të paguhet akciza. Lejohen të mbarten pa u tatuar, 100 cigare, 50 puro dhe 250 gram duhan. Ndërsa, për pijet alkoolike , në rastin e importimit, takisimi do të jetë në bazë të fortësisë së alkoolit.
Nga pagesa e akcizës përjashtohen gazi natyror dhe hidrokarburet e tjera që janë destinuar të përdoren si karburant. Po ashtu, edhe për produktet e ambalazheve të plastikës apo qelqit hiqen nga lista e mallrave të akcizës dhe kalohen si taksa ambienti duke u përfshirë tek ligji i taksave kombëtare.
Gjobat
Ligji i ri për akcizat parashikon gjithashtu edhe rritjen e penaliteeve për ata që shmangin pagesën e akcizës. Kështu, vlera minimale e gjobës që duhet paguar për shkelje të tilla varion nga ajo minimale 1 milion lekë, deri tek ajo maksimale 1 miliardë lekë. Ky projektligj tashmë është bërë pjesë e diskutimit parlamentar dhe pritet të miratohet në seancës e datës 19 prill. Aplikimi i këtij projektligji pritet të nisë nga data 1 korrik e këtij viti.