E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Rritet kostoja në sektorin e ndërtimit

 

Rritet kostoja e sektorit të ndërtimit. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave gjatë tremujorit të tretë të vitit, çmimet e materialeve të ndërtimit kanë pësuar rritje dhe për rrjedhojë është rritur edhe kostoja e ndërtimit të objekteve. Konkretisht sipas INSTAT-it, në tremujorin e tretë të 2008, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 128.8 për qind duke shënuar një rritje 0.4 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007 Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një rritje 1.5 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.1 për qind. Sipas një analize të hollësishme të kryer nga Instituti i Statistikave rezulton se gjatë kësaj periudhe indeksi i çmimeve të grupit "Shpenzime direkte" është rritur 0.5 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi, rritje kanë shënuar nëngrupet "Shpenzime materiale" prej 0.7 për qind dhe "Shpenzime për paga" prej 0.1 për qind. Brenda nëngrupit "Shpenzime materiale" mund të përmendim rritjen e çmimeve të materialeve të ndërtimit prej 0.7 për qind dhe çmimet e materialeve hidro-sanitare prej 0.1 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›