E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Shqipëria vendi më i korruptuar në Ballkan

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehu shqetësimin për nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Duke iu referuar raportit të Gallup për korrupsionin në Ballkan, kryesocialisti doli dje në një konferencë për shtyp në selinë e PS dhe akuzoi Berishën si përgjegjës për renditjen e Shqipërisë, si vendi më i korruptuar i Ballkanit. "Tërheq vëmendjen e opinionit publik ndaj Raportit të Ballkan Monitor, realizuar nga Gallupi në bashkëpunim me Fondin Evropian për Ballkanin. Në këtë raport Shqipëria rezulton jo vetëm vendi më i korruptuar në Ballkan, por vetëm 29% e popullit beson se qeveria e ka seriozisht luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit", tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›