Italianët interes për të investuar në energjetikë
Kompanitë italiane janë të interesuara të investojnë në sektorin energjetik shqiptar. Konkretisht, dy firmat italiane interesohen për investime në energjetikë. Projektet e tyre konsistojnë në ndërtimin e impianteve të prodhimit të energjisë diellore. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me kreun e qeverisë ata prezantuan projekt-idenë për ndërtimin e 6 impianteve të energjisë në zona të ndryshme të vendit. Në të njëjtën kohë angazhohen të ndërtojnë edhe linjat e përcjelljes së prodhimit. Kryeministri Berisha mësohet të ketë mirëpritur projektet e tyre për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme dhe i siguroi se do të kenë mbështetjen e autoriteteve shqiptare. Kryeministri i njohu më pas investitorët italianë me lehtësitë që po afron qeveria në këtë fushë me ndërtimin e parqeve industriale. Sektori i energjetikës ka ngjallur interesin e mjaft investitorëve të huaj.