Plagosen me thike 6 persona

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Subash, 8 km larg Tepelenës, kur familja Sina e cila shtegëtonte bagëtitë për në kullotën e dimrit ka kaluar përmes pronës kullotë të shtetasit Bexhet Lluka.
Pas debatit me fjalë konflikti degjeneroi në përleshje fizike mes të dy familjeve.
“Kishin plagë të lehta që nuk përbënin rrezik për jetën. 4 janë shtruar, ndërsa dy ishin pak më rëndë. Plagët ishin të llojeve të ndryshme të shkaktuara me sende të forta deri tek armët e zjarrit”, është shprehur Shefqet Latifi, mjek i urgjencës.
“Kanë nisur hetimet për të parë edhe implikimin e efektivit të policisë në këtë ngjarje”, tha zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai.
Prej verifikimeve të grupit hetimor rezulton se gjatë konfliktit janë përdorur armë të ftohta dhe sende rrethanore si gurë e dru.
Njëherazi policia në Gjirokastër bën të ditur se është pezulluar nga detyra shtetasi Bexhet Lluka punonjës i saj deri në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.