INSTAT: Rritje e madhe çmimesh gjatë muajit shkurt

Instituti i Statistikave ka deklaruar se ushqimet kanë shënuar rritjen më të madhe të çmimeve me 4.9% gjatë muajit shkurt. Gjithashtu, sipas INSTAT rritje të konsiderueshme për muajin që sapo lamë pas kanë pasur edhe karburantet. Edhe gjatë muajit janar, sipas INSTAT u shënuan rritje të çmimeve në total me 0.8%.
“Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 1.2 për qind, brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 4.0 për qind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet” . Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të lulelakrës me 22.1 për qind, patëllxhanëve me 18.6 për qind, spinaqit me 14.6 për qind, specave me 11.7 për qind, sallatës jeshile me 9.2 për qind, etj, Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna ” shënuan një rritje prej 2.3 për qind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të vajit për gatim me 4.6 për qind” thekson INSTAT.
Sipas INSTAT gjatë muajit janar çmimet shënuan rritje edhe në nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet ”sheqer e ëmbëlsira” 2.5 për qind, ”bukë e drithëra” 1.6 për qind, ”mish” 0.3 për qind, fruta 0.4 për qind, etj”, thuhej në raportin e muajit janar.