INSTAT: Shqiptaret po kursejne, konsumi eshte ulur
Konsumi i shqiptareve shenoi nje rritje minimale prej 0.2 per qind ne terma vjetore, ne tremujorin e fundit te vitit 2011. Sipas Institutit te Statistikave, kjo eshte edhe periudha e pare me ecuri pozitive qe prej shume kohesh. Indeksi i shitjeve me pakice pati shenuar renie te ndjeshme gjate gjithe vitit 2011, kjo per shkak te efektit psikologjik qe mbertheu qytetaret nga kriza e perhapur ne rajon. Keshtu, qytetaret u bene me te kujdesshem ndaj parave dhe me kursimtare. Vetem ne periudhen tetor-nentor te vitit te shkuar, shqiptaret duket se iu rikthyen konsumit, ndoshta te terhequr nga reklamat e shumellojshme te disa shitesve me shumice. Por ky rikthim te konsumi nuk mjaftoi per te rikrijuar normalitet ne tregtine me pakice, ku kerkesat kane prekur dyshemene.
Indeksi ne total mbetet ende larg maksimumit te shenuar ne vitin 2008, ose para fillimit te krizes. Te dhena indirekte tregojne se rritja e lehte e konsumit ne tremujorin e fundit 2011 ka qene nje fenomen i perkohshem, pasi cmimet vijuan te ulen ne muajt janar dhe shkurt te ketij viti. Aktualisht, ekonomia shqiptare karakterizohet nga nje konsum teper i ulet, qe ka cuar Banken e Shqiperise te ndermarre disa ulje te njepasnjeshme te normes baze te lekut, me qellim nxitjen e konsumit dhe te investimeve.