Kriza, shqiptaret braktisin Greqine, investojne ne Shqiperi
Kriza e rende ekonomike qe ka perfshire vendin fqinj Greqine ka bere qe nje numer i konsiderueshem emigrantesh shqiptare te hapin biznes te ri ne Shqiperi ose ta transferojne ate ne vendin tone. Ekspertet e Ekonomise mendojne se klima e favorshme e biznesit, siguria dhe eksperienca e punes qe kane siguruar ne vendin fqinj, jane tre prej arsyeve qe emigrantet kane vendosur te investojne ne vendin e tyre. Ekspertet e ekonomise e shohin kete si nje hap pozitiv per ekonomine shqiptare, kjo sepse rrit punesimin, si dhe cilesine e sherbimeve. Turizmi, bujqesia, si dhe bizneset e sherbimeve jane disa prej sektoreve ku kane investuar emigrantet shqiptare te kthyer nga Greqia.
Ne Fier dhe Durres hapen biznese te reja nga emigrantet e kthyer. Emigrantet ne rrethin e Fierit jane shnderruar ne forcen kryesore te biznesit. Pasi kane kaluar periudha te veshtira si pasoje e krizes ne vendet ku kane jetuar dhe punuar prej vitesh, ata vendosin te kthehen ne vendin e tyre duke celur biznese te ndryshme. Kryesisht emigrantet investojne ne biznese familjare sic eshte rasti i Gerti Hibos, i cili jo vetem po hap nje biznes, por ka zgjedhur te ushtroje profesionin e tij ne kete sipermarrje, ate te inxhinierise ushqimore.
Vendimi i tij per t'u kthyer ne Fier dhe investuar ne biznes eshte mbeshtetur nga te afermit qe e kane siguruar per klimen e favorshme te biznesit ne vend. Kthimi i emigranteve dhe celja e nje biznesi kalon neper procedura qe mundesojne integrim te shpejte. Sipas pohimeve te Gerti Hibos, procedurat per hapjen e biznesit te tij nuk e kane penguar, madje duke qene ekspert ne kete sektor, po kryen me perpikeri nderhyrjet e kerkuara nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit. Ne Fier qe nga janari e deri tani jane celur me shume se 400 biznese te reja, pjesa me e madhe e te cileve kane qene emigrante te kthyer ne atdhe.
Pak dite me pare edhe agjencia nderkombetare e lajmeve "Reuters" nepermjet nje reportazhi vuri theksin ne faktin se endrra greke si nje vend i premtuar per mijera shqiptare, tashme eshte pjese e se shkuares. Duke e argumentuar me pamje konkrete, "Reuters" thote se kriza ekonomike greke i ka shtyre ata te investojne ne vendin e tyre. Nderkohe qe edhe shifrat zyrtare greke te publikuara pak dite me pare flasin per nje nxjerrje te kapitalit jashte Greqise prej afro 500 milione eurosh nga emigrantet shqiptare gjate vitit te kaluar. Para keto qe jane depozituar ne bankat shqiptare apo jane investuar ne ekonomi.
Emigranti Saimir Kocania
Pas 18 vitesh, kthehet dhe hap biznesin e tij ne Durres
Saimir Kocania nga Durresi eshte nje tjeter emigrant shqiptar, i cili eshte rikthyer ne atdhe pas 18 vitesh punesimi ne Greqi, per shkak te krizes ekonomike ne rritje dhe papunesise, ai ka vendosur qe se bashku me pjesetare te familjes se tij te hape nje biznes privat te prodhimit te embelsirave ne lagjen numer 1 Durres. Biznesmeni Saimir Kocania shprehet se i eshte dashur vetem tre muaj kohe per te ngritur biznesin e tij ne nje nga zonat me te populluara te qytetit.