E Diel, 1 Nëntor 2026

KFOR-i heton zonen ku u rrembyen 2 policet



Nje komision ushtarak i KFOR-it ka dale ne vendin ku jane arrestuar dy policet kufitare te Kosoves nga ana e xhandarmerise se Serbise, per te vertetuar dhe hetuar rastin. Pas arrestimit te policeve Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, ministri i Brendshem serb, Ivica Daciq, kishte deklaruar se keta dy police kishin shkelur zonen e gjelber, me cka, sipas tij, ata edhe kishin shkelur marreveshjen ushtarako-teknike te Kumanoves te nenshkruar nga Serbia dhe NATO me 1999, sipas se ciles ne kete brez mund te levizin te armatosur vetem KFOR-i dhe forcat serbe. Derisa KFOR-i po i analizon rrethanat dhe me pas pritet te dale edhe me nje rezultat ne lidhje me arrestimin e dy policeve kosovare, autoritetet ne Prishtine vazhdojne te besojne se policet jane rrembyer brenda territorit te Kosoves.

??Ministri i Puneve te Brendshme, Bajram Rexhepi, tha dje se eshte ne kontakt me autoritetet nderkombetare, sidomos me EULEX-in, per te ushtruar ndikimin qe policet, ndaj te cileve eshte shpallur ndalesa prej 48 oresh ne burgun e Kurshumlise, te lirohen dhe te kthehen ne shtepi. "Kemi kerkuar, permes mekanizmave nderkombetare qe i kemi ne dispozicion, permes EULEX-it, e po ashtu edhe permes Perfaqesuesit Special te BE-se, Samuel Zhbogar, t'i shfrytezojne te gjitha mundesite e presionit ndaj Serbise qe te lirohen policet e kidnapuar. Gjithashtu, i jemi drejtuar me shkresa Komisionit Evropian dhe institucioneve tjera qe te bejne nje presion maksimal per lirimin e policeve, te cilet pa asnje arsye jane kidnapuar ne territorin e Kosoves", thote Rexhepi.

Edhe misioni per sundim te ligjit i Bashkimit Evropian - EULEX, thote se po i hulumton rrethanat dhe lokacionin e ndodhise. EULEX-i shpreh habine me kete veprim pas frymes pozitive dhe arritjes se marreveshjes per menaxhim te integruar te kufirit gjate dialogut Kosove-Serbi. Ministri Rexhepi shpreh bindjen e tij se hetimet qe po i bejne autoritetet nderkombetare, do te rezultojne me vertetimin e deshmive te pales kosovare se policet jane arrestuar brenda territorit te Kosoves. ??"Ata (policet) dihet se jane ne mbajtje per 48 ore dhe te shohim se cfare rezultatesh do te sjellin presionet nderkombetare. Sot nje komision i KFOR-it ka dale dhe eshte duke e hetuar vendin ku ka ndodhur kidnapimi dhe, sipas te gjitha gjasave, do te dale nje raport se ai ka ndodhur ne territorin e Kosoves", sqaron Rexhepi.

Dy dite me pare pjesetaret e xhandarmerise serbe arrestuan dy pjesetare te Policise se Kosoves ne rajonin e Merdares. Te arrestuar jane Shukri Binaku dhe Sami Beqiri. Beogradi e ka cilesuar si shkelje te zones se gjelber pranine e ketyre dy policeve ne brezin kufitar, perderisa ministri i Brendshem i Kosoves, Bajram Rexhepi thote se KFOR-i eshte duke hetuar rastin dhe sipas tij, rezultatet do te deshmojne se policet u arrestuan brenda territorit te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›