E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Transporti ajror, me shume ikin jashte vendit, se vijne Eglantina Nasi

Udhetimet me avion per te shkuar jashte shtetit, duket se per shqiptaret po shfaqin nje tendence gjithmone e ne rritje. Duke arritur madje, qe ato te tejkalojne ne shifra edhe nivelin e udhetimeve te ndermarra nga vendet e tjera drejt Shqiperise, sic ndodhte dikur. Nje dukuri e tille, rezulton permes te dhenave krahasimore mbi transportin ajror, publikuar se fundmi nga Instituti i Statistikave. Sipas tyre, rezulton se nga nje total prej 529.088 pasagjeresh, qe kane frekuentuar kete lloj transporti tremujorin e trete te vitit te kaluar, 269.752 prej tyre kane udhetuar per jashte shtetit, ndersa pjesa e mbetur prej 259.336 pasagjeresh, rezulton te jete futur ne territorin e Shqiperise permes ajrit. Ndersa lidhur me faktin se me cilat shoqeri ajrore kane udhetuar keta pasagjere ne teresine e tyre, ekspertet e INSTAT-it konfirmojne se 282.904 prej tyre e kane realizuar udhetimin e tyre me avione qe u perkasin shoqerive te perbashketa, ndersa 246.184 te tjere atyre te shoqerive te huaja. Kujtojme sakaq, se ne transportin ajror shqiptar operojne aktualisht, 14 shoqeri fluturimi nga te cilat vetem njera rezulton si e perbashket dhe 13 te huaja. “Gjate ketij tremujori jane kryer 5.990 fluturime, nga te cilat 3.458 fluturime te kryera me shoqeri te perbashketa dhe 2.532 fluturime te kryera nga shoqeri te huaja”, vleresojne me tej, ekspertet e INSTAT-it, lidhur me treguesit e transportit ajror. Dukuri aspak kjo e ngjashme me transportin ajror te mallrave, i cili rezulton qe te kete me shume tendence hyrese drejt Shqiperise dhe kesisoj, me pak mallra te destinuara per te dale jashte vendit permes avioneve. Konkretisht, INSTAT-i referon se gjate tremujorit te trete te vitit te kaluar, me avione kane mberritur ne vendin tone rreth 367 ton mallra nga totali prej 444 te tilla, ndersa kane dale vetem 77 tone. Nje gje e cila mund te thuhet gjithashtu edhe per mallrat e postes. Respektivisht, nga 84 mallra postare qe kane qarkulluar permes transportit ajror ne hapesiren shqiptare, 68 tone rezultojne te kene hyre dhe vetem 16 tone te kene dale. Cka konfirmon se ne Shqiperi, pasagjeret jane ende ne pararoje te udhetimeve me avion, kundrejt mallrave apo sherbimeve qe kane nisur te realizohen permes tyre. Dhe per ta kompletuar panoramen e ketij transporti ne vendin tone, ekspertet e INSTAT-it permendin edhe treguesin e mbikalimeve, duke pohuar konkretisht se ato kane shenuar shifren prej 61.628 te tilla ne tremujorin e trete te vitit te kaluar. Ne nje kohe kur ne fund te vitit, totali i tyre ka qene 173.000 mbikalime te realizuara. Sikunder, permendim edhe rreth 20.000 ulje ngritje avionesh ne teresi nga aeroporti i Rinasit gjate vitit 2012, si edhe 1.664.394 pasagjere te kaluar permes tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›