E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Ulet çmimi i produkteve bujqësore

Në muajin korrik, indeksi i çmimeve të konsumit, për produktet bujqësore shënoi një ulje prej 11 % kundrejt një muaji më parë, bëri të ditur sot INSTAT.Ekspertët e INSTAT shprehen se, piku i prodhimit bujqësor i favorizur nga sezoni ka rritur ndjehëm sasinë dhe llojshmërinë e produkteve bujqësore vendase në tregje. Duke iu referuar të dhënave të fundit nga Institucioni Qendror i Statistikave në vend, rezulton se në muajin korrik indeksi i çmimeve për frutat, është ulur me 6.4 përqind, në krahasim me një muaj më parë. Ndërkohë që rënie e çmimeve shënohet edhe për vajrat dhe yndyrërat me 0.3 përqind, për bukën e drithërat çmimi është ulur me 0.5 përqind dhe produktet e bulmetit, qumësht, djathë e vezë u shiten 0,2% më lirëse një muaj më parë.
Sipas INSTAT, rënia e çmimeve gjatë sezonit veror është një tregues i pritshëm, ndërkohë që vitet e fundit indeksi i çmimeve të konsumit ,ka ruajtur stabilitet dhe qëndrueshmëri të ekuilibruar, e mbështetur kjo nga rritja e prodhimit bujqësor dhe agroindustrial vendas.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›