Leku zhvlerësohet ndaj euros dhe dollarit
Euro e filloi javën në kuotën 129.35 lekë dhe u rrit deri në 131.17 lekë të enjten, për t‘u tërhequr lehtë në 130.18 lekë në mbyllje të javës së punës.
Banka e Shqipërisë vlerëson se leku është zhvlerësuar me 6.6 për qind në nivel vjetor përballë shportës së monedhave me të cilat paguhen importet. Shporta në rastin e Shqipërisë përbëhet në masën 80 për qind euro dhe 20 për qind dollarë.
Tremujori i tretë i vitit në Shqipëri shoqërohet gjithmonë me fluks të lartë prurjesh valutore nga jashtë, kryesisht të ardhura nga turistët dhe emigrantët që kthehen me pushime në vend. Për pasojë, edhe leku ka tendencë të forcohet.
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë vazhdimisht gjatë viteve të shkuara në treg për të blerë valutë në këmbim të lekëve me qëllim që të shmangte një forcim të shpejtë të monedhës sonë. Por këtë vit po detyrohet të ndërhyjë në krah të kundërt, pra të shesë euro për të blerë monedhën e tepërt në lekë që gjendet në qarkullim.
Me mbarimin e verës dhe sezonit turistik, dyshohet se presioni për dobësimin e lekut do të shtohet, gjë që do ta detyrojë Bankën e Shqipërisë të nxjerrë më shumë para nga rezerva valutore e vendit për të garantuar stabilitet.