Leku zhvlerësohet ndjeshëm ndaj euros

Edhe pse ndodhemi në sezon turistik dhe emigrantët mbushin çdo ditë e më shumë vendin tonë Euro është forcuar ndjeshëm në tregun tonë të këmbimit. Sipas analistëve, këtë verë ndodh e kundërta nga sa ka ndodhur zakonisht në këtë periudhë të vitit. Nëpër agjencitë e këmbimeve në vendin tonë, euro blihet me 129. 70 lekë ndërsa shitet me 130.5 lekë . Kjo shifër mund të ketë një ndryshim të vogël nëpër exchange të ndryshme .
Sipas kambistëve zhvleresimi i lekut shqiptar është i çuditshëm sepse pritej që monedha europiane të dobësohej për shkak të parave që sjellin emigrantët dhe turistëve që vizitojnë Shqipërinë, por ai që është zhvlerësuar është leku shqiptar.
Analistët janë shprehur se vitin e kaluar gjatë këtyre muajve të verës euro shkëmbehej me 126 lekë. Kambistët theksojnë gjithashtu se gjatë këtij viti shkëmbimet valutore kanë qenë me të ulëta krahasuar me vitet tjera.
Ndërsa nga ana tjetër dollari amerikan në agjensite e këmbimeve blihet me 91.3 lekë dhe shitet me 92.1 lekë , dollari kanadez shitet me 82.8 lekë dhe blihet me 84.6 lekë ndërsa paundi britanik blihet me 151.5 lekë dhe shitet me 153.0 lekë.
Kambistët parashikojnë edhe më tej zhvlerësim tjetër të monedhës sonë shqiptare .