E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa i PD: Konsulli grek, Ikonomus të shpallet "non grata"

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa kërkon në komisionin e Jashtëm të Kuvendit shpalljen “non grata“ të konsullit grek në Korcë. Më 5 shkurt, (2011)  Theodhorus Ikonomus bëri thirrje për ndryshim masiv të kombësisë ndërsa u kërkoi minoritarëve të mos tremben dhe të regjistrohen si grekë.

2Konsulli grek të shpallet “non grata”, Ministria e Punëve të Jashtme të marrë të gjitha masat e nevojshme”- deklaroi sot
Deputeti Oketa, ish ministër i mbrojtjes.

Edhe përfaqësuesi i ministrisë së Jashtme në këtë komision, Gazmend Turidu dënoi deklaratat e konsullit duke i quajtur “të papranueshme”, dhe “jashtë marrëdhënieve mes dy vendeve”

Nje ditë më parë Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto thirri ambasadorin e Republikës së Greqisë, Nikolas Pazios për t’i kërkuar sqarime lidhur me deklaratat e konsullit grek Theodhoro Ikonomus në ceremoninë e organizuar, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të organizatës OMONIA në qytetin e Korçës.
JA DEKLARATA E IKONOMUS 
Konsulli grek në Korçë, Theodhorus Ikonomus bëri thirrje për ndryshim masiv të kombësisë ndërsa u kërkoi minoritarëve të mos tremben dhe të regjistrohen si grekë. I pranishëm në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të degës lokale të OMONIA-s, ai bëri thirrje gjithashtu për bashkim të grekëve, në emër të Vorio-Epirit. “Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllenjtë janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë, të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë të shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Ky është Vorio-Epiri”, tha Ikonomus.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›