INSTAT konfirmon shqetësimin e BSH për rënien e konsumit
TIRANE - Rënia e konsumit si pasojë e pasigurive që ndjejnë qytetarët për të ardhmen, një fakt i konstatuar vazhdimisht gjatë vitit 2011 nga Banka e Shqipërisë, është konfirmuar edhe nga të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave.
Sipas INSTAT-it, gjatë 3-mujorit të dytë të vitit që lamë pas indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur me 6.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo do të thotë se konsumatorët kanë blerë më pak dhe janë prirur më tepër që të kursejnë. Rënia e konsumit dhe investimeve private mbetet një problem shqetësues për ekonominë edhe gjatë këtij viti.
Madje Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, duke u bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që të rrisin shpenzimet dhe investimet, deklaroi pak kohë më parë se këta dy tregues do të jenë përcaktues për rritjen ekonomike gjatë 2012-ës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)