E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen reshjet ne veri

Përveç zonave të ulta dita e enjte ka rikthyer reshjet edhe në zonat malore. Sipas informacioneve të shpërndara nga Prefektura e Qarkut Shkodër, situata paraqitet problematike vetëm në rrethin e Pukës, ku përveç reshjeve ka edhe rrëshqitje të dherave. Sipas të dhënave që mundeson ky institucion pas raportimeve të njësive vendore rezulton se: rruga Shkodër – Qafë Qele dhe Laç – Koman nuk kanë bllokime për qarkullim. Në rrethin e Malsisë së Madhe rruga Dedaj–Razem dhe ajo Koplik-Boge momentalisht nuk kanë prani reshjesh, por temperaturat janë të ulta dhe ka ngrica. Rrugët janë të kalueshme në dykalime pa zinxhir. Në rrethin e Pukës aty ku situata është më problematike është kjo gjendje: Qafë Qele-Pukë ka reshje shiu dhe rënie gurësh. Tempraturat janë të ulta dhe ka ngrica. Rruga eshte e kalueshme ne dykalime. Pukë-Qafë–Mali, ka reshje shiu dhe rënie gurësh.Tempraturat janë shumë të ulta dhe ka ngrica. Rruga është e kalueshme në dykalime. Nga Puka deri në Qafë Mali qarkullimi, kryhet pa zinxhir. Qafë Mali–Qafë Shllak, ka reshje shiu dhe rënie gurësh. Tempraturat janë shumë të ulta dhe ka ngrica. Rruga është e kalueshme në dykalime. Në të gjithë segmentin rrugor qarkullimi, vazhdon të kryhet pa zinxhir. Qafë Mali–Fierze, ka reshje shiu dhe rënie gurësh si dhe është shembur një murë mbajtës në Dardhë. Tempraturat janë shumë të ulta dhe ka ngrica. Rruga është e kalueshme në dykalime. Rruga e re – Qafë Benë, ka reshje shiu dhe rënie gurësh . Tempraturat janë të ulta dhe ka ngrica. Rruga është e kalueshme në dykalime pa zinxhir.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›