Vrasja ne Elbasan Muca ngre alibine
Një ditë pas arrestimit të kontrollorit në Kapshticë për lejimin e kalimit të një të dyshuari për vrasje në drejtim të Greqisë, në adresën e redaksisë së “ABC News” mbërrin një e-mail ku pretendohet se dërguesi është pikërisht i kërkuari i policisë, Bledar Muça.
Sipas deklaratës së zëdhënëses së Policisë së Elbasanit, Valbona Begu, Muça, është i dyshuari kryesor për vrasjen e Ilir Rexhepit, ngjarje kjo e ndodhur në 30 dhjetor.
Në e-mail, i cili është dërguar nga adresa mbledi43@yahoo.com, Muça shpjegon alibinë e tij se ka festuar në sheshin e qytetit të Elbasanit dhe pikërisht në momentin kur ka ndodhur vrasja ai pretendon se ka qenë i filmuar nga kamera sigurie të një lokali në periferi të qytetit.
Të kontaktuar nga “ABC News” drejtues të grupit hetimor për vrasjen e Rexhepit, janë shprehur se nuk ka asnjë pengesë që Muça, nëse me të vërtetë pretendon se nuk është i implikuar në krim, të kthehet në Shqipëri për t’u përballur me organet ligjore për akuzat që rëndojnë mbi të.