E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha merr pjese ne Seminarin Bota e Re 2012 Rritje Ndryshim Risi

Kryeministri Berisha ndodhet në Francë për të marrë pjesë në Seminarin “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”, i cili do të zhvillohet në Paris, nga data 5 deri më 6 janar. Ky Seminar organizohet nga ministri francez i Energjitikës, zoti Eric Besson, nën kujdesin e Presidentit Nicolas Sarkozy. Në këtë Seminar do të diskutohet për modelet e reja të rritjes ekonomike, për fuqitë e reja ekonomike në botë dhe mbi vlerat e reja që duhet të ketë bota mbas krizës ekonomike e financiare, si dhe mbi rolin e Evropës në ekuilibrat e rinj ndërkombëtarë. Kryeministri Berisha është i ftuar nderi në këtë Seminar dhe do të mbajë një fjalë në ditën e parë të punimeve të tij, në panelin me temë “Cilat janë fuqitë e reja?”, i cili synon të vërë në pah ato vende, ekonomitë e të cilave njohën rritje ekonomike, në kuadrin e përgjithshëm të krizës dhe të recesionit ekonomik botëror. Gjatë fjalës së tij, kreu I qeverisë shqiptare do të paraqesë modelin liberal ekonomik të ndjekur nga qeveria shqiptare dhe reformat strukturore të bëra prej saj, si çelësi i suksesit ekonomik të Shqipërisë dhe faktorët themelor që Shqipëria i rezistoi krizës ekonomike finaciare botërore, duke patur rritje ekonomike. Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Republikës Franceze zoti Nicolas Sarkozy, për nder të pjesëmarrësve në Seminar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›