E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investime ne Shqiperi nga Donald Tramp

Me datë 21 dhe 22 shtator në Ballkan do të qëndrojnë përfaqësues të “Holding Kompani Siva Partners” me seli në Neë York, e cila operon në tregun e financave dhe patundshmërive.
Kjo kompani aktualisht po investon në rajon, në banka/financa, sigurime, energji, miniera etj. Lajmi është bërë i ditur nga agjensia e lajmeve “Kosova Info”
Kompania “Siva” fillimisht do të investojë në Shqipëri bashkë me Donald Tramp në një objekt madhështor për turizmin, i cili do ketë vlerën e rreth 2 miliardë dollarëve.
Kjo kompani nga data 15 deri 21 do jetë në Shqipëri ku takohen edhe me kryeministrin Berisha, më pas do të shkojë në Kosovë, Maqedoni e Mali të Zi.
Në Kosovë “Siva Global” do të investojë mbi 3 miliardë dollarë në fusha të ndryshme, si: banka/financa, sigurime, energji, miniera etj.
Lajmin e bëri të ditur për “Kosova Info”, njëri nga partnerët e “Siva Global”, Blerim Grainca, që sipas tij ata vijnë me iniciativë të tij.
Gjatë qëndrimit në Kosovë përfaqësues të kësaj sipërmarrje gjigande do të mbajnë edhe konferencë për gazetarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›